Dhe kjo ‘dhuratë’ nuk do t’u kishte ndodhur hoteleve në bregdet. Ata që kanë refuzuar të strehojnë të pastrehët e tërmetit e kanë pasur gabim.
Qeveria ka paguar “kokërr më kokërr’ me fatura të majme, qëndrimin për një muaj të të gjithë atyre që humbën shtëpitë në tërmet. Shifrat që tregon thesari I shtetit, të japin panoramë të qartë, aq sa mund të mendosh nëse këto hotele, i kanë bërë gjatë sezonit veror kaq shumë lekë sa ç’kanë bërë në muajin nëntor.
Psh, Rafaelo resort, më I madhi, ka marrë plot 256 milionë lekë për një muaj nga banorët që kanë mbetur pa shtëpi. Këtu futet strehimi dhe ushqimi, sipas te dhenave te Open Data Albania marre nga Thesari I Shtetit, raporton newsbomb.al.
Ndiqet nga resorti FAFA në Durrës, që ka nxjerrë për një muaj 162 milionë lekë te vjetra.
Shifrat vazhdojnë marramendëse për të gjithë, (sipas tabelës së mëposhtme) me 140 milionë 100 milionë, ku shifra më e ulët, regjistruar për individ, është 12 milionë lekë të vjetra.
Duhet thënë se qeveria nuk është kursyer në fatkeqësi. Por edhe pronarët e hoteleve nuk janë kursyer në prerjen e faturave të majme, raporton newsbomb.al.
Pagesat te thesari i shtetit
Rafaelo resort 25,558,000 leke
Fafa 16,258,000
Casa Durres 13,956,000
Diamma 11,832,000
Harmonia hg 11,798,000
Kalaja impex 10,876,000
Dolce vita 10,346,000
Kolaveri 9,768,000
Bonita 9,498,000
Frojd&noel 4,538,000
Aler Travel 4,334,000
Smart manag 3,472,000
Eter 2,588,000
Diana shtini 2,402,000
Ray 1,970,000
Hysenbelliu 1,778,000
Bashkim cafuli 1,217,000