26 mijë kilometra për të vizituar gjithë Europën

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 16:24 12-04-2015 26 mijë kilometra për të vizituar gjithë Europën Harta e Oslon për udhëtimin në Europë

Përpunuesi i të dhënave Randy Oslon, kapi imagjinatën e shumë njerëzve kur publikoi një hartë për udhëtimin turistik rrugor në SHBA. Ai përdori një algoritëm për të gjetur rrugën më të shpejtë e cila kalon nga parqet e ndrsyhme kombëtare si dhe vende historike në 48 shtetet e SHBA-ve.

Po të njëjtën gjë ai ka bërë edhe për Europën. Duke zgjedhur vendet më të mira për të ndaluar, sugjeruar nga 50 rekomandimet e “Business Insider”, ai përdori algoritmin e tij, duke llogaritur kështu rrugën më të shkurtër të udhëtimit turistik në Europë.

Oslon thotë se me automjet do të duhen 14 ditë për të përshkuar 26 mijë kilometra nëse nuk ndaloni në asnjë vend, ose rreth 3 muaj nëse vendosni të udhëtoni me qetësi.

Ajo që bie në sy është se në udhëtimin e fundit turistik, rruga kalon edhe përmes Shqipërisë, kryesisht në pjesën perëndimore, duke nisur nga Shkodra në drejtim të Sarandës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021677017211914
array(1) { ["section"]=> string(53) "26-mije-kilometra-per-te-vizituar-gjithe-europen-8508" }