26 të vdekur nga virusi në Kinë, mbyllet transporti publik në 10 qytete

Publikuar tek: bota, më 08:51 24-01-2020 26 të vdekur nga virusi në Kinë, mbyllet transporti publik në 10 qytete Qytetare me maska mbrojtese ne Singapor

Ka arritur në 26 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kinë, ndërsa autoritetet kinezë kanë vendosur një bllokadë në transportin publik në 10 qytete në vend.

Pas shpërthimit të koronavirusit në qytetin Wuhan, numri i të infektuarve po rritet nga dita në ditë, si dhe janë shfaqur raste të virusit edhe në shtete të tjera si, Japoni, Tajlandë, Kore e Jugut dhe SHBA.

"Ne e dimë se në Kinë ekziston një transmision nga njeriu te njeriu, por tani për tani duket i kufizuar në grupe familjare dhe profesionistë të kujdesit shëndetësor. Për momentin, nuk ka asnjë provë të transmetimit njeri-në-njeri jashtë Kinës. Kjo nuk do të thotë se nuk do të ndodhë", u shpreh Drejtori i Përgjithshëm i OBSH Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Në Skoci raportohen 4 raste të dyshuara, të gjithë shtetas kinez nga qyteti i Wuhanit.

Shtetet e Bashkuara kanë ngritur alarmin dhe kanë u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Kinë.

Ndërkohë në Itali, 202 udhëtarët e ardhur nga qyteti kinez Wuhan u kaluan përmes një "kanali sanitar" të dedikuar larg zonave të tranzitit të pasagjerëve që vinin nga vendet e tjera.

"Kontrollet shëndetësore të përgatitura nga Ministria e Shëndetësisë në aeroportin e Fiumicino mbi 202 pasagjerë dhe ekuipazhin kanë dhënë të gjitha rezultate negative," tha Carlo Racani, drejtori mjekësor në Aeroportin e  Romës.

Rasti i parë i virusit është shfaqur edhe në Singapor, ku i infektuar është një burrë 66 vjeçar i ardhur nga qyteti Wuhan.

Nga hulumtimet e kryera nga Universitetet e Pekinit dhe Guangxi, pas analizimit të mostrave të virusit është konstatuar se virusi ka ardhur nga gjarpërinjtë dhe është transmetuar nga lakuriqët e natës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022785902023315
array(1) { ["section"]=> string(77) "26-te-vdekur-nga-virusi-ne-kine-mbyllet-transporti-publik-ne-10-qytete-192983" }