Hamdi Shullani, komandanti i FNSH në Shkodër, thotë se Xhulio Prela, efektivi i këtij reparti që u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të sotëm, ishte ndër efektivët më të mirë.
“Njihej si efektivi më i mirë i repartit të Shkodrës. Vazhdonte akademinë e Sigurisë. Një djalë me inteligjencë të lartë. Nuk kam fjalë për të shprehur keqardhjen. Nuk gjej dot fjalë. Pjesën tjetër nuk e di, janë autoritetet që do flasin. Ndër djemtë e rrallë që kam takuar në Policinë e shtetit. Si e ka patur situatën nuk e di. Deri në momentet që ka mbyllur sytë unë e kam njohur kështu”, ka thënë Shullani për Abc Neës.
Kujtojm se, Xhulio Prela u ekzekutua me armë zjarri në orën 02.20 të mëngjesit të sotëm, në autostradën Lezhë-Milot. Mendohet se kanë qenë dy persona ata që kanë marrë pjesë në vrasjen e tij. Ndërkohë, familjarët mohojnë që i biri të ketë pasur konflikte apo ndonjë hasmëri.