Në 26-vjetorin e themelimit dhe botimit të numrit të saj të parë si një zë i lirë dhe i pavarur mediatik pas afro pesë dekadash shtypjeje dhe censure të ashpër komuniste, Presidenti Bujar Nishani dekoroi gazetën “Rilindja Demokratike” me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”.
Motivacioni: “Në vlerësim të kontributit të vyer e të pazëvendësueshëm si gazeta e parë që vrau frikën e diktaturës dhe hapi rrugën për rivendosjen e shtypit të lirë në Shqipëri, duke përhapur e lartësuar vlerat e patjetërsueshme të lirisë dhe të demokracisë”.
Më 5 janar 1991 doli në qarkullim numri i parë i gazetës “Rilindja Demokratike”, e para gazetë e lirë, pas rënies së diktaturës komuniste në Shqipëri.