27 vite nga rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës, Kryemadhi: Diktatorët e “vegjël” që na qeverisin kanë ende model atë që shkatërroi Shqipërinë

Publikuar tek: politike, më 15:07 20-02-2018 27 vite nga rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës, Kryemadhi: Diktatorët e “vegjël” që na qeverisin kanë ende model atë që shkatërroi Shqipërinë

Sot kur mbushen 27 vite nga rrëzimi i bustit të ish-diktatorit Enver Hoxha, Monika Kryemadhi, kryetare e LSI, thotë se ‘diktatorët e vegjël’ në qeveri kanë ende atë model që shkatërroi Shqipërinë, duke atakuar kështu drejtpërdrejt kryeministrin Rama.

 “Janë këta diktatorë që sot po mbajnë ende peng Shqipërinë me papërgjegjshmërinë me të cilën qeverisin”, shkruan Kryemadhi.

RAEGIMI I PLOTË:

27 vjet më parë shqiptarët rrëzuan simbolet e diktaturës, duke treguar forcë dhe kurajo përballë një regjimi që në ditët e fundit tregoi anën më të egër të tij.

20 shkurti do të kujtohet gjithmonë si qëndresa dhe kulmi i revoltës të një populli, që për dekada u përball me padrejtësi dhe dhunë shtetërore.

Sot, 27 vjet më pas, shpresat e mijëra shqiptarëve që dolën në shesh për rrëzimin e bustit të diktatorit jane ende të paplotësuara, sepse diktatorët e “vegjël” që na qeverisin kanë ende model atë që shkatërroi Shqipërinë për 50 vjet me radhë.

Janë këta diktatorë që sot po mbajnë ende peng Shqipërinë me papërgjegjshmërinë me të cilën qeverisin.

Ndaj sot më shumë se kurrë kujtesa për atë ditë të shënuar dhe qeverisja banditeske janë shtysa më e madhe për të gjithë ne që të rrëzojmë diktatorët e vegjël, që çdo ditë e më shumë po na imponohen me modelet e tyre të shëmtuara.


Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0121169090271
array(1) { ["section"]=> string(142) "27-vite-nga-rrezimi-i-bustit-te-enver-hoxhes-kryemadhi-diktatoret-e-vegjel-qe-na-qeverisin-kane-ende-model-ate-qe-shkaterroi-shqiperine-110874" }