Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një kalimtareje ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë.
Nga informacionet paraprake mësohet se automjeti tip “Mercedes-Benz ML”, i drejtuar nga Bledar Duka, 27 vjeç, ka përplasur për vdekje kalimtaren 35-vjeçare, banore e zonës te “Ura e Peshkatarit” në Tiranë.
Shkaktari i aksidentit është larguar menjëherë nga vendngjarja por është arrestuar pak çaste më pas nga forcat e policisë.