27 vjet nga bashkimi i dy Gjermanive, presidenti Steinmeier: Tashmë janë ngritur mure të reja

Publikuar tek: bota, më 16:27 08-11-2017 27 vjet nga bashkimi i dy Gjermanive, presidenti Steinmeier: Tashmë janë ngritur mure të reja

Sot në Gjermani është festuar 27-vjetori i rënies së murit të Berlinit, në vitin 1989.

I cilësuar si “muri i turpit”, i cili ndau Berlinin në dy pjesë dhe njëkohësisht duke ndarë edhe Gjermanitë në atë Lindore dhe Perëndimore, pas Luftës së Dytë Botërore.

Muri me trashësi prej 156.4 kilometra u ndërtua në vitin 1961 me vendim të Parlamentit të Gjermanisë Lindore.

Ndërsa 9 nëntori nuk festohet si dita e bashkimit për shkak se njihet në histori si Nata e Kristaltë. Në këtë ditë zhvillohet vetëm një ceremoni e vogël e rënies së Murit të Berlinit, në nder të personave që humbën jetën në atë ditë.

Ndërkohë, presidenti gjerman Frank Walter Steinmeier në një fjalim të mbajtur me rastin e 27-vjetorit të rënies së murit ka thënë se në “Gjermani tashmë ka mure të reja”.

Sakaq, pavarësisht se muri është rrëzuar në Gjermani flitet shpesh për një mur të padukshëm, ku thuhet se ende ka ndarje mes atyre që jetojnë në lindje dhe pjesës tjetër të perëndimit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E la i dashuri, 20-vjeçarja hedh foshnjën nga kati i 17-të
Vdes kuzhinieri i famshëm italian Antonio Carluccio »
Article Logic
Execution time: 0.012341976165771
array(1) { ["section"]=> string(97) "27-vjet-nga-bashkimi-i-dy-gjermanive-presidenti-steinmeier-tashme-jane-ngritur-mure-te-reja-98831" }