2700 kandidatë për 150 vende, sot zhvillohet testi për Patrullën e Policisë

Publikuar tek: aktualitet, më 07:45 15-10-2018 2700 kandidatë për 150 vende, sot zhvillohet testi për Patrullën e Policisë

Sot zhvillohet konkursi për 2700 aplikantët që konkurojnë për të qenë pjesë e Patrullës së Përgjithshme në Policinë e Shtetit.

Kjo është faza e parë e konkursit për 150 vende të lira pune.

Drejtori i Akademisë së Sigurisë, Bilbil Mema, kërkoi kujdes nga aplikantët duke treguar edhe pikat ku duhet të kenë kujdes që të mos skualifikohen.

“Në Pallatin e Kongreseve do të zhvillohet procesi i parë i konkurrimit për patrullën e përgjithshme, të cilët do të kualifikohen për të vazhduar kolegjin e lartë për oficerë. Konkurrojnë 2700 aplikanë për 150 vende që Policia e Shtetit i ka të nevoshme për t'i pasur oficer vitin e ardhshëm. Procesi që do të zhvillohet është procesi i parë pasi janë tre testime që do të zhvillohen”, u shpreh Mema.

Aplikantët do të marrin në sallë përgjigjet e fazës së parë, teksa sipas llogaritjeve janë 18 kandidatë për një vend pune.

“Për sa i përket testit për ne, si polici është shumë e rëndësishëme pasi duhet të jemi shumë korrekt pasi janë 2700 aplikant për 150 vende, afërsisht 18 aplikant për 1 vend, çka tregon dhe intersin për tu punësuar në polici që është një shërbim shumë i rëndësishëm në Policinë e Shtetit. Kështu që ne do ta vlerësojmë maksimalisht për të zgjedhur më të aftët dhe më të përkushtuarit për sa i përket këtij shërbimi” tha më tej Drejtori i Akademisë së Sigurisë.

Provimi do të monitorohet nga persona të posaçëm, ndërsa është e ndaluar kategorikisht mbajtja e celularëve. 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012693881988525
array(1) { ["section"]=> string(81) "2700-kandidate-per-150-vende-sot-zhvillohet-testi-per-patrullen-e-policise-137851" }