Dita e sotme shënon 108 vjetorin e ngritjes së Flamurit, pasi më 28 nëntori 1912 Ismail Qemali me një grup patriotësh nga trevat shqiptare vendosën ta shpallnin Shqipërinë të pavarur nga Perandoria Osmane.
Por 28 nëntori shënon edhe daljen për herë të parë në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku në vitin 1997 në fshatin Lushë të Skënderajt trimat e Kosovës dolën publikisht kundër pushtuesve serbë.
Në 28 nëntor 1996 U∟K bëri publike vrasjen e mësuesit të shkollës së Llaushës, Halit Geci dy ditë më parë nga forcat serbe.
Rexhep Selimi, Daut Haradinaj dhe Mujë Krasniqi, kanë qenë të parët që kanë dalë për herë të parë publikisht para opinionit publik, në varrimin e tij, si ushtarë të UÇK-së.
Deklarata e UÇK-së për paraqitjen e saj të parë publike u përgatit nga vetë ushtarët e saj.