28-vjetori i themelimit të PS, Balla mesazh për 30 qershorin

Publikuar tek: politike, më 11:32 12-06-2019 28-vjetori i themelimit të PS, Balla mesazh për 30 qershorin

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, njëherësh dhe Kryetar i Grupit Parlamentar, Taulant Balla ka uruar anëtarët për 28-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste të Shqipërisë.

 

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Balla shprehet se forca politike më e besueshme për  partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë në angazhimin e saj qeverisës, demokratizues dhe reformator në vend.

 Sipas Ballës, misioni historik i PS-së ka qenë dhe mbetet respektimi i Kushtetutës dhe i ligjit, duke iu referuar kështu zgjedhjeve të 30 qershorit.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

“12 Qershor Gëzuar ditëlindjen e 28-të Partisë Socialiste të Shqipërisë??, forcës më të madhe politike të shqiptarëve, e cila sot drejton Shqipërinë tonë në përpjekjen europeiste për të ndërtuar dhe forcuar shtetin modern të së drejtës, sundimin e ligjit dhe parimet e mirëqenies sociale.

Partia Socialiste e Shqipërisë është sot forca politike më e besueshme për partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë në angazhimin e saj qeverisës, demokratizues dhe reformator.

Sot teksa afron 30 Qershori i Zgjedhjeve Vendore, konfirmohet qartë se misioni historik i Partisë Socialiste të Shqipërisë në gjithë rrugëtimin e saj ka qenë dhe mbetet një shtet shqiptar me institucione funksionale, ku respektimi i Kushtetutës dhe i ligjit është detyrim i zbatueshëm dhe i barabartë për çdo shtetas shqiptar. Urime të gjithë anëtarëve të Partisë Socialiste!”- shkruan Balla.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.041638135910034
array(1) { ["section"]=> string(66) "28-vjetori-i-themelimit-te-ps-balla-mesazh-per-30-qershorin-167923" }