“29 armë zjarri, 3.609 fishekë, 52 granata dhe 1 predhë” vijon dorëzimi masiv i armëve dhe municioneve në të gjithë vendin

Publikuar tek: aktualitet, më 14:29 11-02-2017 “29 armë zjarri, 3.609 fishekë, 52 granata dhe 1 predhë” vijon dorëzimi masiv i armëve dhe municioneve në të gjithë vendin

Vijon masivisht dorëzimi i armëve dhe municioneve, gjatë 24 orëve të fundit janë dorëzuar në të gjithë vendin 29 armë zjarri, 3.609 fishekë, 52 granata, 37 ndezësa, 1 predhë kundër tank, 3 kapsolla detonatore, 1 kallëp tritol 1 kg si dhe 8 krehëra.

Paralelisht me dorëzimin vullnetar të armëve, nga Strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë takimet sensibilizuese në të gjithë vendin. Takimet zhvillohen në të gjitha Njësitë Administrative, me të gjithë Kryetarët e fshatrave ku pjesë e këtyre takimeve janë bërë dhe nxënësit e shkollave të mesme, studentët si dhe stafet pedagogjike.

Gjithashtu në të gjithë vendin ka vijuar trokitja derë më derë nga Specialistët e Policisë së Zonave për të ndërgjegjësuar banorët për domosdoshmërinë e dorëzimit të armëve që mbajnë pa leje. Policia e Shtetit edhe një herë falenderon të gjithë ata banorë që po dorëzojnë armët vullnetarisht. Në veçanti nxënësit dhe studentët që janë bërë pjesë e fushatave ndërgjegjësuese dhe sensibilizuese si dhe pushtetin Vendor. Policia e Shtetit edhe një herë iu bën thirrje banorëve që cilido që mban armë pa leje, ta dorëzojë atë brenda afatit të caktuar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Grida Duma: Pas fitores së Trump, Edi Rama uli kokën si struc
Nis mbjellja e pemëve në Bulevardin e Ri, Veliaj: Segmenti i parë gati në pranverë »
Article Logic
Execution time: 0.011836051940918
array(1) { ["section"]=> string(124) "29-arme-zjarri-3-609-fisheke-52-granata-dhe-1-predhe-vijon-dorezimi-masiv-i-armeve-dhe-municioneve-ne-te-gjithe-vendin-68433" }