2po2 kapet keq me Ledion Liçon: Injorant, nuk pres vlerësime nga ty

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 18:44 27-05-2016 2po2 kapet keq me Ledion Liçon: Injorant, nuk pres vlerësime nga ty

Lancimi i nominimeve të “Top Awards” ka sjellë edhe përplasjet e para. Një ngatërresë e stafit të këtij show, ka nxehur tej mase reperin nga Kosova, 2po2.

2po2 është nominuar me këngën “Gone Girl” në bashkëpunim me Flori Mumajesin, në kategorinë “Collaboration of the Year”, por fillimisht, në faqen zyrtare ishte vendosur i pari emri i Florit, kur në fakt kënga është prodhim i 2po2.

Kaq ka mjaftuar që reperi të sulet mbi autorin e programit, Ledion Liçon, të cilin e ka quajtur injorant. 2po2 ka ironizuar gjithashtu talentin dhe punën e Ledionit, duke theksuar se ai vetë vlerësimet i merr nga publiku.

Pas statusit të reperit, ngatërresa është korrigjuar nga stafi i “Top Awards”.

2po2-status.JPG

Por, pavarësisht se gabimi është rregulluar, 2po2 nuk i ka dal inati dhe në një status të dytë ai e konsideron ngatërresën si të qëllimshme, ndërsa shton se nuk pret që vlerësimet t’i marrë nga Ledion Liço dhe bashkëpunëtorët e tij

“Top Awards, ju kisha lut mi lon foret edhe diplomacine ne kete rast, nuk ishte fjala per nje lapsus, por pikrisht vlersimi juaj per mua si artist mungonte absolutisht. Emri i Flori Mumajesit eshte teper i madh per me m'pengu mu te jete para meje ai, per mu pervec se eshte artisti me i mire dhe me i kompletuar shqiptar i t'gjitha kohrave, eshte dhe me shume per mua sepse ai eshte nje mik i vertete, gjithashtu edhe ai ka qene shume here me i persekutuar dhe nenvlersuar por nuk me takon mua ta mbroj. Ne nivele te tilla nuk behet fjale per lapsus, por pikrisht shija juaj muzikore injoron emra te padeshirushem dhe vendos titujt e kengeve sipas deshires tuaj. Megjithate, nuk kam pritur asnjehere me shum vleresime pozitive nga ju dhe nuk me duhen. Kerkoj ndjese per lapsuset e mi ne kete shkrim qe mund te jene shume…”, shkruan reperi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020955085754395
array(1) { ["section"]=> string(71) "2po2-kapet-keq-me-ledion-licon-injorant-nuk-pres-vleresime-nga-ty-41670" }