2Po2 refuzon ftesën e “Top Awards”, e quan event i dështuar

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 20:05 24-06-2016 2Po2 refuzon ftesën e “Top Awards”, e quan event i dështuar

U desh vetëm një ngatërresë nga ana e stafit të “Top Music Awards” në natën e publikimit të nominimeve për këtë event muzikor, ku këta të fundit në kategorinë “Bashkëpunimi i vitit”, ku ishin të nominuar reperi nga Kosova 2Po2 dhe Flori Mumajesi me këngën e tyre ”Gone Girl”, emri i Florit ishte vendosur para atij të 2Po2, gjë e cila bëri të revoltohej reperi, duke i quajtur organizotorët e eventit injorantë.

Një ditë më pas Top Awards kërkoj ndjesë reperit për këtë ngatërresë, dhe e rregulluan menjëherë, por 2Po2 ende nuk u bind, madje as pasi foli në celular me autorin e “TMA” Ledion Liço, ku sërish ndihej i zhvlerësuar.

Stafi i “TMA” i ka dërguar ftesën reperit për mbrëmjen e nesërme në pallatin e kongreseve, ku 2Po2 është i nominuar për dy kategori, por ky i fundit e ka refuzuar ftesën e ”TMA”, duke e quajtur një event të dështuar. Madje ai nesër në mbrëmje pikërisht kur do të mbahet nata e madhe e ndarjes së çmimeve të “TMA”, ka vendosur të publikojë këngën e tij të re, si një sulm kundrejt eventit. Ja se çfarë shkruan ai në llogarinë e tij në “Instagram”:

“Pershendetje Të Premtën 24.06.2016 Ora 19h Do Duhej Të Isha Në Tepihun E Kuq Të Top Awards , I Nominuar Në 2 Kategori Dhe i Ftuar , Unë Nuk Do Jem Pjesë E Ktij Evinementi . Me Keqardhje Sikunder Do Publikoj Këngen Time Më Të Re “Çka Ka Ftyra Jem” Si Shenjë Revolte Jo Specifikisht Kundër Top Awards ‘ Por Qëllimisht Gjatë Mbajtjes Së Ketij Eventi Që Për Mendimin Tim Është Pasardhesi Dinjotoz I T’gjitha Evinementeve Të Dështuara Dhe Të Kurdisura Që Më Kan Përcjell Gjatë Karierës Time 20 Vjeqare . Me Këtë Rast Un Do I Vorrosi Shpresat E Një Artisti Se Një Ditë Të Kemi Mirnjohje Të Mirfillta Siq Ndodh Në Vendet Perindimore Aty Ku Edhe Inspirohemi Të Gjithë !!! Në T’njëjtën Koh Këtë Mesazh E Dergoj Edhe Te Të Gjithë Artistët Pjesëmarrës Apo Jo Në Këtë Event Për T’ju Thënë Se Njesoj Sikur Unë Edhe Ju Keni Arritur Nga Vetvetja Dhe Me Ndihmën E Publikut ‘ Shumica E Artistëve Aktual Në Trojet Shqiptare Nuk Jan Prodhim Akademish Por Thjesht Talentin E Kan Nga Zoti Dhe Me Punë Të Madhe Jemi Ku Jemi Sot !!! Të Përbuzur Nga Të Vetëquajturit ” ELITË ” Por Të Dashur Për Publikun Dhe Të Pa Arritshëm Nga Ata Që Na Mohuan !!”, mbyll postimin e tij 2Po2. /info Media Albania/

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019806861877441
array(1) { ["section"]=> string(62) "2po2-refuzon-ftesen-e-top-awards-e-quan-event-i-deshtuar-44519" }