Ka përfunduar gjyqi për akuzat e kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Ballës ndaj kryedemokratit Lulzim Bashës për shpifje lidhur me shumën e 3.4 mln eurove në Toyota Yaris.
Lidhur me çështjen, prokurori Agron Gjana u shpreh se Basha ka thënë opinione dhe jo akuza dhe për këtë arsye nuk ka konsumuar asnjë vepër penale duke kërkuar kështu pushimin e çështjes.
Balla u shpreh se ai i qëndronte kërkesës së tij për dënimin e kryedemokratit Lulzim Basha.
Pas fjalës së Ballës, trupa gjykuese është tërhequr për të marrë vendimin, për të cilin gjyqtari Gerdi Hoxha është shprehur se i duhet më tepër kohë për të marrë vendimin.
“Më duhet kohë të shyqrtoj praktikat e përmendura në gjyq. Vendimi do të jepet i arsyetuar më datë 21 janar në orën 12:30.”
3.4 mln eurot u gjetën në 2 automjete "Toyota Auris" në Portin e Durrësit, për të cilën Basha akuzoi Ballën se ishte i përfshirë, akuza të cilat socialisti i cilësoi si shpifje duke ngritur edhe një padi ndaj tij. Padia e dytë për të cilën akuzohet Basha është ajo për dekonspirimin e operacionit të policisë pasi ai tha në parlament se drejt Shqipërisë ishte nisur një shumë e madhe parash brenda një automjeti "Toyota Auris" .