3 ditë nga afati final për Zgjedhoren, mazhoranca dhe opozita 3 orë mbyllur në Pallatin e Kongreseve

Publikuar tek: politike, më 20:52 28-05-2020 3 ditë nga afati final për Zgjedhoren, mazhoranca dhe opozita 3 orë mbyllur në Pallatin e Kongreseve FotoArkive: Tyreza per Reformen Zgjedhore

Përfaqësuesit e mazhroancës dhe opozitës në Këshillin Politik për Reformën Zgjdhore prej më shumë se tre orësh vazhdojnë diskutimet në Pallatin e Kongreseve.

Ekspertët e partive politike për Reformën vijojnë diskutimet mes tyre, ndërsa bëhet me dije se në disa çështje është arritur dakordësia mes mazhorancës dhe opozitës. Kështu, nga mbledhja e ekspertëve bëhet me dije se palët kanë gjetur konsensus për praninë e Policisë gjatë gjithë procesit të votimit dhe numërimit dhe vendosjen e kamerave monitoruese në çdo qendër votimi.

Afati final për përfundimin e Reformës Zgjedhore është 31 maji, afat për të cilin palët politike në vend janë zotuar para ndërkombëtarëve se do të dalin me një draft konkret.

Ndërkohë, diskutimet vijojnë dhe për dy çështje të tjera, përfshirjen e Prokurorisë dhe SPAK-ut në hetimin e krimeve zgjedhore dhe emërimin e një ministri të Brendshëm teknik i cili më pas do të emërojë dhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Për të parën, përfshirjen e Prokurorisë dhe SPAK në hetimin e krimeve zgjedhore duket se mazhoranca ka “lëshuar pe”, ndërsa për një ministrin e Brendshëm teknik dakordësia nuk është arritur.

Këtë pikë e ka kundërshtuar si përfaqësuesi i mazhorancës në bisedime, si dhe opozita parlamentare. Gjithashtu, palët kanë gjetur konsensusin dhe për amnistimin e çdo qytetari që denoncon shit-blerjen e votës. /NEWSBOMB.AL

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009580135345459
array(1) { ["section"]=> string(106) "3-dite-nga-afati-final-per-zgjedhoren-mazhoranca-dhe-opozita-3-ore-mbyllur-ne-pallatin-e-kongreseve-208198" }