3 ditë para ballafaqimit në Hagë, Ilir META takohet me Hashim THAÇIN në Gjirin e Lalzit, i shoqëron biznesmeni i fuqishëm (FOTO)

Publikuar tek: politike, më 17:06 09-07-2020 3 ditë para ballafaqimit në Hagë, Ilir META takohet me Hashim THAÇIN në Gjirin e Lalzit, i shoqëron biznesmeni i fuqishëm (FOTO) Meta-nje qytetare dhe Thaci

Vetëm tre ditë para intervistimit nga Prokuroria Speciale në Hagë, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi po zhvillon një takim me Presidentin Ilir Meta.

Newsbomb.al mëson se takimi është duke u zhvilluar në Gjirin e Lalzit.

Veshur sportive dhe të qeshur. Kështu shfaqen ndërkaq në një foto dy liderët. Në këtë drekë me dy Presidentët, nuk mungon as biznesmeni i fuqishëm Behgjet Pacolli, njëherazi kryetari i AKR-së në Kosovë.

Takim i Metës me Thaçin vjen në kushte pandemie por edhe aktakuzash të rënda nga Haga për ish-komandatin e UÇK-së i cili ka patur mbështetjen e të gjithë krerëve të politikës shqiptare.

"Kënaqësi e veçantë të kisha sot një mik të veçantë si Presidenti Thaçi. Pa diskutim edhe bacën Behgjet. Kaluam disa orë shumë të bukura dhe frymëzuese", shkruan ndërkaq Meta por pa zbuluar më shumë veç fotove.

107839441_3152144494831802_1721808723076978746_o.jpg

107571566_300196698027507_6358823763287321239_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0087409019470215
array(1) { ["section"]=> string(131) "3-dite-para-ballafaqimit-ne-hage-ilir-meta-takohet-me-hashim-thacin-ne-gjirin-e-lalzit-i-shoqeron-biznesmeni-i-fuqishem-foto-213350" }