3 familje në fshatin Shpat hyjnë në shtëpitë e reja, Veliaj: PD në dëshpërim, puna jonë i komplekson! Ngushëllimi i vetëm për ta, shpifjet ndaj atyre që punojnë

Publikuar tek: politike, më 14:45 28-01-2021 3 familje në fshatin Shpat hyjnë në shtëpitë e reja, Veliaj: PD në dëshpërim, puna jonë i komplekson! Ngushëllimi i vetëm për ta, shpifjet ndaj atyre që punojnë

Tre familje në fshatin Shpat të Baldushkut hynë sot në shtëpitë e reja, të rindërtuara pas tërmetit. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vizitoi familjet e Bujar Llocit, Enver Llocit dhe Aqif Llocit, të cilët i humbën shtëpitë në 26 Nëntor 2019, ku tha se puna është e vetmja përgjigje për këto që shpifjen e kanë kthyer në ngushëllim.

“E kuptoj se puna e mirë i xhelozon dhe i komplekson ca njerëz, se pyesin: “Si do vlerësohem unë, që s’kam bërë asgjë?”. Por, ky s’është faji ynë! Shqipëria nuk mund të përbaltet për fushatë. Të thuash se Shqipëria është vendi i mafiozëve, të sajosh gënjeshtra për çdo tallagjar që flet në telefon, që fantazon gjëra që s’materializohen kurrë, që nuk kanë aplikuar dhe firmosur kurrë, do të thotë se je i dëshpëruar, kur bie kaq poshtë! Qëllimi ynë është të shkojmë lart dhe nuk i ngushëllojmë dot. Nuk është faji ynë që kishin 40 deputetë dhe i çuan në zero. Nuk është faji ynë që kishin 25 bashki, i çuan në zero! Nuk është faji ynë që kishin mbi 1 mijë këshilltarë bashkiakë, i çuan në zero! Nuk është faji ynë që s’janë ngritur ende nga gjumi. Kur je i falimentuar moralisht, nuk të ndihmojmë dot”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku zbuloi së njëri nga kryefamiljarët që hyri në shtëpinë e re ishte eksponent i Partisë Demokratike, çka tregon se qeveria dhe bashkia punojnë për këdo, pa dallime politike.

“Ajo që tha Muharremi është thënia e ditës: “Përtej PS dhe PD, janë ata që punojnë. Kush punon, ecën përpara”. Ne nuk i ndajmë njerëzit, nuk pyesim me kë je. Ata (PD) mundohen të gjejnë dikë që të mashtrojë, të thotë s’jam ndihmuar. Ne e verifikojmë menjëherë dhe na del që jo vetëm është ndihmuar, por nuk duhet të lejojë që për ideal të partisë, të prishë këtë punë të shkëlqyer që po bëhet”, shtoi Veliaj.

Duke iu referuar sondazheve, të cilat flasin për humbjen e opozitës, Veliaj tha se qytetarët nuk i besojnë më fabrikimit të shpifjeve.

“Shohin sondazhet dhe fillojnë me shpifje, sajesa, rrena e mashtrime; shajnë dhe përbaltin Shqipërinë. Sondazhet tregojnë fare mirë se shumica e popullit nuk merret me baltë, as me llafe, nuk përçan dhe nuk shpif. Shumica e popullit punon, thotë të vërtetën dhe do që gjërat të ecin përpara. Ne do të vazhdojmë të ecim përpara. Mbi PS e PD është njerzillëku që na bashkon; kush punon shpërblehet! Kush nuk punon dot, kush nuk zgjohet dot nga gjumi, kush nuk fal dot një nga vilat, sigurisht do godasë poshtë e më poshtë”, tha Veliaj

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama u tall me programin e tyre, reagon Gazment Bardhi: Qetësohu! Ky është vetëm fillimi
'Harrojeni', Meta përcjell mesazhin: Shqipëria nuk futet dot në thes nga një çetë me banditë dhe arrogantë »
Article Logic
Execution time: 0.011909961700439
array(1) { ["section"]=> string(162) "3-familje-ne-fshatin-shpat-hyjne-ne-shtepite-e-reja-veliaj-pd-ne-deshperim-puna-jone-i-komplekson-ngushellimi-i-vetem-per-ta-shpifjet-ndaj-atyre-qe-punojne-236738" }