3 javë para samitit me Trump, Koreja e Veriut nis çmontimin e vendit të testeve bërthamore

Publikuar tek: bota, më 16:27 12-05-2018 3 javë para samitit me Trump, Koreja e Veriut nis çmontimin e vendit të testeve bërthamore Cmontimi i vendit të testeve bërthamore

Koreja e Veriut ka bërë të ditur se do të çmontojë vendin e saj të testeve bërthamore.

Agjencia e lajmeve vendase, KCNA, bën me dije se “Në përputhje me vendimin e Sesionit të Tretë Plenar të Grupit të 7 të Punës të Partisë së Punëtorëve të DPRK-së, Instituti i Armëve Bërthamore dhe institucionet e tjera relevante po vendosin masa praktike për të ndërprerë qendrën e testimit bërthamor të Koresë së Veriut, në mënyrë që të sigurohet transparenca e pezullimit të testit bërthamor. Ceremonia për shpërbërjen e testimit bërthamor është planifikuar të mbahet nga 23 deri më 25 maj, duke marrë parasysh kushtet e agjendës”.

Gjithashtu mësohet se do të lejohen mediat ndërkombëtare për të treguar transparencë në Peggy. Çmontimi ndodh vetëm tre javë para samitit të shumë pritur në Singapor, ku lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un pritet të takohet me presidentin amerikan Donald Trump.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013336896896362
array(1) { ["section"]=> string(96) "3-jave-para-samitit-me-trump-koreja-e-veriut-nis-cmontimin-e-vendit-te-testeve-berthamore-120508" }