3 mijë të infiltruarit e ISIS mund të hyjnë në Turqi, plan për sulm ndaj diplomatëve

Publikuar tek: bota, më 20:03 19-02-2015 3 mijë të infiltruarit e ISIS mund të hyjnë në Turqi, plan për sulm ndaj diplomatëve

Sipas shërbimit të inteligjensës turke rreth 3 mijë xhihadistë të trajnuar po tentojnë të kalojnë nga Siria dhe Iraku në Turqi me qëllim që të godasin objektivat diplomatike të koalicionit anti-ISIS.

“Militantët xhihadistë janë duke punuar për organizimin e sulmeve me armë ose bomba në Ankara dhe Stamboll duke patur si objektiv diplomatët e koalicionit anti-ISIS”, shkruan gazeta turke Hurriyet, duke cituar Organizatën e Inteligjencës Kombëtare turke.

Ishte e paqartë se sa nga xhihadistët kanë depërtuar tashmë kufirin turk, por MIT ka thënë se disa tashmë janë strehuar në vende të sigurta në jug të vendit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013337850570679
array(1) { ["section"]=> string(100) "3-mije-te-infiltruarit-e-isis-mund-te-hyjne-ne-turqi-plan-per-sulm-ndaj-objektivave-diplomatike-3877" }