3 minatorë kinezë ende nën tokë në nivelin 21 të minierës në Bulqizë, grupet e shpëtimit arrijnë nivelin 14

Publikuar tek: aktualitet, më 08:57 06-02-2017 3 minatorë kinezë ende nën tokë në nivelin 21 të minierës në Bulqizë, grupet e shpëtimit arrijnë nivelin 14 Në foto: Konsulli Bai Yunbin dhe atasheu i mbrojtjes Liu Xingjiang duke kordinuar operacionin e shpëtimit ditën e djeshme në minierën e Bulqizës

Ambasada Kineze në Tiranë konfirmoi të djelën se tre minatorë kinezë ende janë mbyllur dhe nuk janë gjetur në një minierë kromi në qytetin e Bulqizës në veri të Shqipërisë, ndërkohë që disa kinezë të tjerë janë plagosur pasi rezultoi të kishte një shpërthim gazi. 

Ambasada ka dërguar një grup pune në Bulqizë për të kordinuar operacionin e shpëtimit dhe për të vizituar shtetasit kinezë të plagosur.

Sipas policisë së Shtetit, autoritetet shqiptare të djelën vazhduan aksionet e shpëtimit për të gjetur minatorët ende të mbetur brenda galerive.

Të shtunën pati një shpërthim gazi, ndërkohë që tre minatorë, shtetas kinezë, kanë mbetur të bllokuar në nivelin 21.

10 punëtorë të tjerë u plagosën gjatë këtij shpërthimi dhe janë në gjendje kritike. Ndërkohë që grupet e shpëtimit, sipas informacionit të lëshuar nga ambasada, kanë arritur deri në nivelin 14 të minierës. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Goditen dy raste të ‘mitdhënies’, prangosen 2 shoferë (Emrat dhe Video)
Tre thasë me tritol vilës në Shkodër, kryefamiljari rrëfen tmerrin »
Article Logic
Execution time: 0.0099790096282959
array(1) { ["section"]=> string(112) "3-minatore-kineze-ende-nen-toke-ne-nivelin-21-te-minieres-ne-bulqize-grupet-e-shpetimit-arrijne-nivelin-14-67852" }