3 minatorë në Bulqizë ende të bllokuar, zbehen shpresat se mund të jenë gjallë

Publikuar tek: aktualitet, më 10:59 06-02-2017 3 minatorë në Bulqizë ende të bllokuar, zbehen shpresat se mund të jenë gjallë

Kanë kaluar 3 ditë nga shpërthimi i fuqishëm në minierën e Bulqizës dhe ende nuk ka asnjë shenjë mbijetese për tre specialistët kinez që ishin në vendin e shpërthimit.

Specialistët e Inspektim Shpetimit të Minierave vijojnë punën dhe bëhet me dije se kanë arritur në nivelin e 16 të minierës.

Mësohet se në minierë fillimisht është ndërprerë energjia elektrike dhe në momentet që është kthyer energjia mund të ketë ndodhur shpërthimi.

3 minatorët janë rreth 2100 metra në thellësi në nivelin 21. Si pasojë e këtij shpërthimi u plagosën edhe 10 punëtorë të tjerë të cilët sipas Ambasadës Kineze në Tiranë janë në gjendje kritike.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Furtunë në Vlorë, pezullohen anijet e lundrimit dhe peshkimit (Foto nga Vlora sot)
Korrupton zyrtarin e lartë italian, arrestohet shqiptari »
Article Logic
Execution time: 0.011199235916138
array(1) { ["section"]=> string(83) "3-minatore-ne-bulqize-ende-te-bllokuar-zbehen-shpresat-se-mund-te-jene-gjalle-67864" }