3 muaj nga zgjedhjet e 25 prillit, nis trajnimi i policëve që do jenë të angazhuar

Publikuar tek: aktualitet, më 13:38 26-01-2021 3 muaj nga zgjedhjet e 25 prillit, nis trajnimi i policëve që do jenë të angazhuar Nga procesi i trajnimit te efektiveve te Policise se Shtetit

Në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, është zhvilluar sot një takim online mbi fillimin e procesit të trajnimit për drejtuesit dhe punonjësit e Policisë, të cilët do të jenë të angazhuar për mbarëvajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë, që do të mbahen pas 3 muajsh. 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në prezencën e Kreut të OSBE-së në Tiranë, Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe zv/Prokurorit të Përgjithshëm, ka paraqitur para drejtuesve qendrorë dhe drejtuesve të drejtorive vendore, të cilët e kanë ndjekur takimin online, programin e trajnimit me të gjitha detyrat specifike për të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit.

Këta të fundit do të jenë të ngarkuar për sigurimin e një mjedisi të sigurt dhe të qetë para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor, duke bashkëpunuar me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, agjencitë ligjzbatuese dhe partnerët ndërkombëtarë.   

“Besimi i qytetarëve dhe i organizatave ndërkombëtare që monitorojnë zgjedhjet, në integritetin e Policisë së Shtetit të arritur në zgjedhjet e mëparshme janë garanci për ushtrimin e të drejtës themelore për të votuar dhe inkurajim e mbështetje për Policinë e Shtetit, për më shumë profesionalizëm në funksion të zbatimit të ligjit dhe vetëm të ligjit.

Në zbatim të përgjegjësive që ligji dhe Kodi Zgjedhor na ngarkon për procesin zgjedhor  dhe në parimin e shtetit të së drejtës se "Askush nuk mund të dalë mbi ligjin", çdo punonjës i Policisë së Shtetit, në çdo rast, gjatë kryerjes së detyrës duhet të manifestojë standardet më të larta profesionale, etike dhe integritet në zbatimin me përpikëri të ligjit”, tha Veliu.

Ndërkohë, kreu i Prezencës së OSBE-së Del Monaco tha se ata do të vazhdojnë të jen partner strategjik i PSH.

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri do të vazhdojë të jetë një partner strategjik i Policisë së Shtetit, në kuadër të një bashkëpunimi të frytshëm dhe afat gjatë me Ministrinë e Brendshme. Partner për këtë trajnim zgjedhor dhe partner në ofrim të ndihmës dhe mbështetjes teknike, veçanërisht në luftën kundër krimit ndërkufitar dhe kërcënimeve trans-nacionale”, u shpreh Del Monaco.

Edhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi  Zv/Prokurori i Përgjithshëm Jano, shprehën mbëhstetjen e tyre për Policinë, dhe theksuan nevojën që efektivët të tregohen të paanshëm dhe profesionalë në detyrën e tyre.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nesër fillon ACARI në vendin tonë, ja si do të jenë temperaturat në ditët e ardhshme
Babai i Klodian Rashës dhe kryebashkiaku Veliaj mbjellin një pemë ulliri në Sheshin Skënderbej, për 25 vjeçarin që u vra nga Policia »
Article Logic
Execution time: 0.0090360641479492
array(1) { ["section"]=> string(88) "3-muaj-nga-zgjedhjet-e-25-prillit-nis-trajnimi-i-policeve-qe-do-jene-te-angazhuar-236459" }