‘Po na drejtojnë 3 organizata të korruptuara’, Përmeti: Kërkojmë votën e qytetarëve që besojnë te ndryshimi i Shqipërisë

Publikuar tek: politike, më 21:44 28-10-2020 ‘Po na drejtojnë 3 organizata të korruptuara’, Përmeti: Kërkojmë votën e qytetarëve që besojnë te ndryshimi i Shqipërisë

Kandidati i Bindjes Demokratike, Andi Permeti është shprehur se janë 3 organizata të korruptuara që drejtojnë vendin, duke iu referuar PS, PD dhe LSI.

Ai është shprehur se nuk kërkon vetëm votën e të djathtëve por të të gjithë. Përmeti tha se kërkon voton e njerëzve, të cilët besojnë se Shqipëria duhet të ndryshojë.

“Unë personalisht kam ardhur nga PD-ja, kjo nuk do të thotë se unë kërkoj vetëm votat e të djathtëve, por edhe të të tjerëve. Ne duhet të jemi të lirë, për të mos qenë as me Ramën, as me Bashën. Ne kemi bërë lëvizje aktivitete dhe konkretizimi i Bindjes Demokratike u bë kur PD nuk ishte fare në zgjedhje.

Sot kemi 3 organizata të korruptuara që na drejtojnë dhe unë dua të kërkoj votën e njerëzve që besojnë se Shqipëria duhet të ndryshojë. Ne në zgjedhjet e 2019 nuk morën shumë vota, por morëm 35 mijë vota në një të tretën e territorit. Ne qëndruam sërish e do jemi zgjedhje pas zgjedhjeve”, tha Përmeti për 'real story'.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Topalli, Patozi e Murrizi me parti të re, Berisha: Nëse kthehemi në vitin 90…
»
Article Logic
Execution time: 0.019294023513794
array(1) { ["section"]=> string(134) "3-organizata-te-korruptuara-po-na-drejtojne-andi-permeti-kerkojme-voten-e-qytetareve-qe-besojne-qe-shqiperia-duhet-te-ndryshoje-225563" }