3 persona të shtrirë në tokë, zbarkojnë dhjetëra ekipe shpëtimit, ç’po ndodh në mes të Tiranës? (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:07 08-05-2017
video-1494237772 by newsbomb-al

Tre persona janë parë të shtrirë në tokë dhe ekipet e shpëtimit kanë zbarkuar në Tiranë për të marrë masat urgjente.

Kjo situatë ka alarmuar të gjithë qytetarët e kryeqytetit të cilët kanë ndaluar dhe kanë parë se çfarë po u ndodh para syve. Në fakt, edhe pse kjo skenë ka shkaktuar panik tek kalimtarët e rastit, fatmirësisht ka qënë një improvizim nga ana e “Kyqit të Kuq” në terren, në raste situatash emergjence.

Siç duket edhe nga video e sjellë nga një lexues i newsbomb.al tre persona janë shtrirë në tokë dhe ekipet e shpëtimit po marrin masa për “tu shpëtuar jetën”.

Këto situata janë parë në disa pika kryesore të qendrës së Tiranës. Por, ajo që ra në sy ishte reagimi i një çifti të moshuarish. Kur kanë parë skenën e frikshme përtej xhamit të urbanit, në të cilin udhëtonin kanë ulëritur dhe kanë kanë kërkuar të mësojnë se ç’po ndodh realisht.

Më pas, të pranishëm të tjerë i kanë qetësuar, pasi u kanë shpjeguar se bëhet fjalë vetëm për një improvizim dhe se s’ka asgjë për tu shqetësuar.

 

 

 18361039_10212966862316234_1314830799_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Prokuroria kërkon 4 vite burg për ish-gjyqtaren Majlinda Andrea, e akuzuar për korrupsion
Dhunë mes dy personave, përfshihen familjarët, përfundojnë në spital 3 prej tyre (EMRAT) »
Article Logic
Execution time: 0.010684967041016
array(1) { ["section"]=> string(104) "3-persona-te-shtrire-ne-toke-zbarkojne-dhjetera-ekipe-shpetimit-c-po-ndodh-ne-mes-te-tiranes-video-77877" }