3 shqiptarë të vdekur në më pak se 24 orë në Itali, mbytet në det 26-vjeçarja

Publikuar tek: aktualitet, më 17:19 17-08-2019 3 shqiptarë të vdekur në më pak se 24 orë në Itali, mbytet në det 26-vjeçarja Metaponto (Itali), plazhi ku u mbyt sot 26-vjeçarja shqiptare

Një tjetër shtetase shqiptare ka humbur jetën ditën e sotme. Një nënë 26-vjeçare është mbytur në plazhin e Metapontos në Itali teksa po lahej në ujë me të bijën 6-vjeçare.

Rojet bregdetare spikatën dy pushueset, që po mbyteshin dhe ndërhynë menjëherë. Fatkeqësisht, 26-vjeçarja ka humbur. Ndërsa vogëlushja është transportuar në spitalin e Potencas dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autoritetet po kryejnë autopsinë e kufomës për të zbuluar shkaqet e kësaj vdekjeje.

Kujtojmë që dy shtetas shqiptarë u ndanë nga jeta në mesnate dje në Cesena në një aksident automobilistik.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032782793045044
array(1) { ["section"]=> string(83) "3-shqiptare-te-vdekur-ne-me-pak-se-24-ore-ne-itali-mbytet-ne-det-26-vjecarja-175614" }