3 sulme kamikaze/ Thellohet bilanci tragjik në Stamboll: 41 të vdekur, mbi 239 të plagosur

Publikuar tek: bota, më 12:29 29-06-2016 3 sulme kamikaze/ Thellohet bilanci tragjik në Stamboll: 41 të vdekur, mbi 239 të plagosur

Thellohet bilanci tragjik i shpërthimeve terroriste në Stamboll. Të paktën 41 persona janë vrarë dhe mbi 239 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas të shtënave me armë nga tre persona që më pas janë hedhur në erë në aeroportin Ataturk të Stambollit. Shifrat konfirmohen nga guvernatori i Stambollit.

Sipas mediave turke një shpërthim ndodhi në qendrën e kontrollit pranë terminalit rreth orës 20:36 të mbrëmjes së djeshme. Vetëm pak çaste pas shpërthimit të parë dëshmitarët kanë raportuar për të shtëna me armë të pasuar nga një tjetër shpërthim kamikaz.

Ministri turk i Shëndetësisë tha se të plagosurit dërguar me urgjencë në spital. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie dhe ambulanca. Dyshimet e para për sulmet bien mbi ISIS ndërsa kamikazët raportohet se kanë qenë shtetas të huaj.

Sakaq, Ministria shqiptare e Punëve të Jashtme ka njoftuar se deri tani nuk ka të dhëna për shqiptarë të lënduar nga shpërthimet.

{gallery}asde{/gallery}

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032182931900024
array(1) { ["section"]=> string(93) "3-sulme-kamikaze-thellohet-bilanci-tragjik-ne-stamboll-41-te-vdekur-mbi-239-te-plagosur-44925" }