3 të vdekur dhe 100 të plagosur në Festivalin e Ngjyrave, i njohur edhe nga UNESCO

Publikuar tek: bota, më 09:14 21-01-2020 3 të vdekur dhe 100 të plagosur në Festivalin e Ngjyrave, i njohur edhe nga UNESCO Festivali i Epifanise ne Etiopi

Një ngjarje e rendë ka ndodhur në Etiopi, ku 3 persona kanë humbur jetën dhe mbi 100 të tjerë janë plagosur.

Në kryeqytetin etiopian Addis Ababa po zhvillohej festa shumëngjyrëshe e "Epifanisë", kur një stendë druri u shemb.

Mes të plagosurve ishin edhe dy shtetas të huaj.

Në stendë mund të qëndronin deri në 1.000 njerëz, por ajo u mbingarkua dhe u shemb.

Festivali i njohur i ngjyrave u njoh vitin e kaluar edhe nga UNESCO, duke bërë që mbi 15.000 të huaj të merrnin pjesë.

Kjo festë zhvillohet për të përkujtuar pagëzimin e Jezusit, ndaj pjesëmarrja është shumë e madhe.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.48595905303955
array(1) { ["section"]=> string(88) "3-te-vdekur-dhe-100-te-plagosur-ne-festivalin-e-ngjyrave-i-njohur-edhe-nga-unesco-192675" }