3 vëllezërit qëlluan me armë një 23-vjeçar, arrestohet një nga autorët në Dibër

Publikuar tek: aktualitet, më 11:37 07-04-2018 3 vëllezërit qëlluan me armë një 23-vjeçar, arrestohet një nga autorët në Dibër

Foto ilustruese
Policia e Peshkopisë ka arrestuar një nga vëllezërit që qëlluan me armë zjarri të riun në banesën e tij.

Burime nga polica bëjnë me dije se më datë 06.04.2018, rreth orës 20.00, është marrë njoftim se në fshatin Nezhaj, njesia Administrative Zall-Dardhë, Dibër, se në oborrin e banesës së tij është qëlluar me armë zjarri shtetasi Erjon Çelaj, 23 vjeç, banues në fshatin Nezhaj.

I dëmtuari po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës,  Tiranë, në gjendje të rëndë.

Sakaq, është arritur të identifikohet dhe kapet në kohë rekord autori i dyshuar i ngjarjes , shtetasi Rr.K, 25 vjeç.

Në këtë ngjarje dyshohet se  janë përfshirë dhe vëllezërit e  shtetasit Rr.K,  shtetasit K.K. 35 vjeç, A.K, 27 vjeç,  ku  po krihet  zona për  kapjen e tyre. 

Nga hetimet paraprake dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar në cilësinë e  provës materiale :
4 gëzhoja dhe 1 plumb i pa plasur.

Disa metra larg vendit të ngjarjes është gjetur arma e zjarrit  tip automatik, që dyshohet se është përdorur nga autorët.

Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestohet në Tropojë GRUAJA trafikante e qenieve njerëzore, ishte dënuar me 15 vite burg (EMRI)
Arrestohen 3 shqiptarët, në makinë mbanin pistoletë por zbuloni ç'gjeti policia nga kontrolli në shtëpi »
Article Logic
Execution time: 0.011632204055786
array(1) { ["section"]=> string(85) "3-vellezerit-qelluan-me-arme-nje-23-vjecar-arrestohet-nje-nga-autoret-ne-diber-116023" }