3 vite burg për Fran Frrokajn, reagon avokati i ish-kryebashkiakut: S’ka asnjë provë në pretencë!

Publikuar tek: aktualitet, më 14:37 21-02-2020 3 vite burg për Fran Frrokajn, reagon avokati i ish-kryebashkiakut: S’ka asnjë provë në pretencë!

Pasi Prokuroria e Lezhës ka kërkuar 43 vite burg për 19 persona të vënë nën akuzë për tjetërsimin e pronave tek Rana e Hedhun në Shëngjin, mes tyre edhe ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj, ka reaguar avokati i këtij të fundit.

Avokati i Frrokajt, Adrian Leka ka deklaruar se pretenca nuk është mbështetur në prova dhe ligj, pasi sipas tij nuk vërtetohet në asnjë provë përgjegjësia penale e Frrokajt, por akuza mbështetet mbi dyshime.

Sakaq ai ka bërë me dije se do të kërkohet deklarimi i pafajësisë së ish-kryebashkiakut, për të cilin janë kërkuar 3 vite burg.

“Sot u dha pretenca nga Organi i Akuzës i pa mbështetur në prova dhe ligj, pasi gjatë hetimit gjyqësor ka dalë se çdo pretendim i Organit të Akuzës është mbi dyshime dhe nuk vërtetohet në asnjë provë përgjegjësia penale e të mbrojturit prej nesh, zotit Fran Frrokaj. Në këto kushte ne do të kërkojmë deklarimin e pafajësisë, pasi nuk provohet se ka kryer veprën penale, për të cilën akuzohet”, ka thënë avokati Adrian Leka.

Më herët u njoftua se prokuroria ka kërkuar 3 vite burg per ish-kryebashkiakun e Lezhës Fran Frrokaj ndërsa për ish-nënkryetarin Enver Hafizi, janë kërkuar 2 vite burg.

Sakaq është kërkuar dënimi me 4 vite burg edhe per ish kryetarin e Qarkut, Gjok Ndoka.

Fran Frrokaj, ishte në hetim nga prokuroria e Posaçme në Tiranë, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”.

Sipas organit të akuzës Frrokaj ka qenë pjesë e skemës së tjetërsimit të pronave në Lezhë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093011856079102
array(1) { ["section"]=> string(101) "3-vite-burg-per-fran-frrokajn-reagon-avokati-i-ish-kryebashkiakut-s-ka-asnje-prove-ne-pretence-195965" }