30% e shtetasve amerikanë informohen për ngjarje të ndryshme nëpërmjet lajmeve dhe linkeve që shpërndahen në facebook.
Kështu është shprehur gazetari i njohur francez, Eric Scherer gjatë një leksioni të hapur me studentë dhe gazetarë në ambientet e Fakultetit të Gazetarisë në Tiranë.
Scherer, i cili mban detyrën Drejtor i teknologjive të reja dhe i marrëdhënieve me jashtë i televizioneve publike franceze, gjatë leksionit me temë “Gazetaria nëpërmjet teknologjive teknike mobile”, ka thënë se një person e hap mesatarisht 14 herë në ditë facebook-un e tij.
Sipas Scherer, informimi online tashmë ka marrë një dimension tjetër, ndërsa ka theksuar se ai ka kaluar kohët e fundit me zhvillimin e teknologjisë nga kompjuteri tek celularët smart-phone.
Scherer është një personalitet i gazetarisë franceze dhe asaj ndërkombëtare, i vlerësuar për punën e tij në këtë fushë.