‘30% e shkollave nuk kanë as ujë dhe as kushte minimale pastërtie', Tabaku: Raporti i UNICEF, këmbanë alarmi

Publikuar tek: politike, më 14:56 20-09-2020 ‘30% e shkollave nuk kanë as ujë dhe as kushte minimale pastërtie', Tabaku: Raporti i UNICEF, këmbanë alarmi Tabaku

“Vetëm 70% e shkollave tona kanë kushtet minimale të higjienës dhe 30% e tyre nuk kanë as ujë dhe as kushte minimale pastërtie”.

Kështu shkruan ish- deputetja Jorida Tabaku, duke iu referuar një vëzhgimi të bërë nga UNICEF.

Veç kushteve higjeno sanitare, sipas ish-deputetes, Shqipëria merr notë ngelëse edhe përsa i takon përdorimjt të internetit në shkolla, kompjuterave apo infrastrukturën e avancuar.

Postimi i Tabakut: Vetëm 70% e shkollave tona kanë kushtet minimale të higjienës dhe 30% e tyre nuk kanë as ujë dhe as kushte minimale pastërtie. Këto shifra janë vetëm një vëzhgim nga UNICEF pasi të dhënat e sakta mungojnë plotësisht dhe nuk bëhen publike nga qeveria. Situata bëhet alarmante në kushtet kur vendi po përballet nisjen e procesit arsimor me disa turne dhe kushte të rënduara të shkaktuara nga pandemia. Veç kushteve higjeno sanitare,Shqipëria merr notë ngelëse edhe përsa i takon përdorimjt të internetit në shkolla, kompjuterave apo infrastrukturën e avancuar. Gjendja e shkollave publike sot ne Shqipëri është pasqyrë e qartë e keqqeverisjes dhe rrënimit të çdo institucioni shtetëror.  Arsimi është një tragjedi që po rrënon përditë të ardhmen e vendit.

Këto fakte nuk mund të injorohen dhe as zhvlerësohen nga propaganda dhe as nga videot 3D që më kot përpiqen të manipulojnë të vërtetën e hidhur të gjendjes katastrofike të sistemit arsimor. Jeta dhe shëndeti i nxënësve dhe mësuesve janë sot më të rëndësishme se çdo formë e propagandës bajate. Ndaj në vend të gënjeshtrave të paketuara me bojërat e rilindjes, është koha të merren masa urgjente për të siguruar urgjentisht kushte higjeno sanitare në të gjitha institucionet arsimore në vend. Investimet që shqiptarët presin dhe ne do të sigurojmë do të jenë në arsim dhe shëndetësi.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012042045593262
array(1) { ["section"]=> string(109) "30-e-shkollave-nuk-kane-as-uje-dhe-as-kushte-minimale-pastertie-tabaku-raporti-i-unicef-kembane-alarmi-221024" }