30 kg eksploziv, IKMT hedh në erë pallatin 5 katësh

Publikuar tek: aktualitet, më 08:08 19-04-2019 30 kg eksploziv, IKMT hedh në erë pallatin 5 katësh

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të prishë sot me shpërthim të kontrolluar një objekt pesë katësh në qytetin e Çorovodës. 

Për këtë operacion, do të përdoren 30 kilogramë lëndë eksplozive që do të vendosen në 1500 furnela (vrima) të hapura në trupin e objektit.

Objekti paraqet rrezikshmëri për shkak të amortizimit dhe për shembjen e tij ka pasur një vendim nga bashkia Poliçan dhe një kërkesë për mbështetje nga nga Enti Kombëtar i Banesave. 

IKMT parashikon që shpërthimi të kryehet ditën e nesërme, (e premte 19.04.2019) rreth orës 12.30. IKMT në bashkëpunim edhe me forcat e rendit kanë marrë masat që ky aksion të përfundojë me sukses dhe pa rrezik për qytetarët, apo pronat që ndodhen në afërsi të objektit.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021526098251343
array(1) { ["section"]=> string(57) "30-kg-eksploziv-ikmt-hedh-ne-ere-pallatin-5-katesh-161003" }