30 kg lëndë eksplozive, IKMT shemb pallatin 5 katësh

Publikuar tek: aktualitet, më 14:56 18-04-2019 30 kg lëndë eksplozive, IKMT shemb pallatin 5 katësh

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka ka vendosur të prishë nesër me shpërthim të kontrolluar një objekt pesë katësh në qytetin e Çorovodës. 

Për këtë operacion, do të përdoren 30 kilogramë lëndë eksplozive që do të vendosen në 1500 furnela (vrima) të hapura në trupin e objektit. Objekti paraqet rrezikshmëri për shkak të amortizimit dhe për shembjen e tij ka pasur një vendim nga bashkia Poliçan dhe një kërkesë për mbështetje nga nga Enti Kombëtar i Banesave. 

IKMT parashikon që shpërthimi të kryehet ditën e nesërme, rreth orës 12.30. Ndërkohë janë marrë masat në bashkëpunim edhe me forcat e rendit që ky aksion të përfundojë me sukses dhe pa rrezik për qytetarët, apo pronat që ndodhen në afërsi të objektit.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027545928955078
array(1) { ["section"]=> string(58) "30-kg-lende-eksplozive-ikmt-shemb-pallatin-5-katesh-160931" }