30 milionë USD, kjo është fatura që pagoi shteti për shkarkimet nga puna

Publikuar tek: ekonomi, më 09:23 19-01-2016 30 milionë USD, kjo është fatura që pagoi shteti për shkarkimet nga puna

Largimet e padrejta nga puna, që janë shpallur si të tilla me vendim gjykate, i kanë kushtuar buxhetit të shtetit 30 milionë dollarë ose 3.75 miliardë lekë. Fatura është paguar nga Ministria e Financave, e cila bën të ditur se deri më datë 31 dhjetor 2015, ka alokuar në total rreth 18.38 miliardë lekë detyrime të prapambetura. Në zërin “detyrimet për vendimet gjyqësore”, janë alokuar rreth 3.75 miliardë lekë, ndërsa në zërin “investimet publike” janë alokuar 6.31 miliardë lekë.

Shpenzimet korente për mallra dhe shërbime kanë marrë rreth 0.96 miliardë lekë, dhe rimbursimi i TVSH-së, Tatim- Fitimi dhe Akciza kanë marrë rreth 5.87 miliardë lekë. Sipas Ministrisë së Financave, në zërin “Të tjera” janë alokuar 5.23 miliardë lekë, ku përfshihen: “Shpronësimet”, ku janë alokuar rreth 0.27 miliardë lekë, dhe “Emergjencat dhe shpërblimet për lindjet”, ku janë alokuar rreth 1.2 miliardë lekë. Detyrimet e prapambetura që po shlyhen nga buxheti i shtetit janë të trashëguara që prej vitit 2005 dhe deri në fund të vitit 2013.

PAGESAT PËR VENDIMET E GJYKATAVE

Ministria e Financave sqaron, se në lidhje me detyrimet e krijuara nga vendimet gjyqësore, nisur edhe nga vetë natyra e këtij detyrimi, ku procesi gjyqësor nuk ka një afat të përcaktuar kohëzgjatjeje, institucionet buxhetore nuk janë në gjendje të parashikojnë lindjen e tij apo edhe vlerën përkatëse. Për këtë arsye, këto detyrime trajtohen me një Udhëzim të veçantë të Këshillit të Ministrave, nr.1, datë 4.06.2014, “Për mënyrën e ekzekutimit të detyrimeve monetare të njësive të Qeverisjes së Përgjithshme në llogari të thesarit”, i cili ka në përmbajtjen e tij, parimin e likuidimin të vendimeve gjyqësore, jo më vonë se një vit buxhetor nga data e paraqitjes së tij në institucionet përgjegjëse për shlyerjen e vendimit gjyqësor, si dhe parashikon edhe mënyrën e shlyerjes së tyre në rastet e vlerave të konsiderueshme dhe buxheteve të limituara të miratuara për institucionin buxhetor.

Ministria e Financave dhe institucionet në varësi të saj, duke bashkëpunuar ngushtë me të gjitha ministritë e linjës që përdorin para publike, është e angazhuar për të respektuar detyrimet ligjore sa i përket ekzekutimit të detyrimeve monetare

DETYRIMET

Në rastin e detyrimeve të krijuara nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, një pjesë e detyrimeve janë shlyer nëpërmjet rialokimit të fondeve nga projekte të cilat kanë një ecuri më të ngadaltë në projektet me një shkallë më të lartë të realizimit të tyre, apo edhe shtimit të fondeve në programin e rrugëve, nëpërmjet rishikimit të buxhetit në fund të vitit 2015. Kjo gjë do të reflektohet në raportin që përfshin periudhën janar–dhjetor 2015. /GSH

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019812107086182
array(1) { ["section"]=> string(77) "30-milione-usd-kjo-eshte-fatura-qe-pagoi-shteti-per-shkarkimet-nga-puna-30369" }