30 minuta pas dorëheqjes, Elvis Rroshi shfaqet me miqtë e tij më të ngushtë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:33 31-05-2016 30 minuta pas dorëheqjes, Elvis Rroshi shfaqet me miqtë e tij më të ngushtë

Vetëm 30 minuta pasi ka njoftuar dorëheqjen e tij kryebashkiaku i Kavajës Elvis Rroshi shfaqet në shoqërinë e dy miqve më të ngushtë; me drejtorin e Antikorrupsionit në Kryeministri Ergys Hoxha dhe kryetarin e PS në Kavajë Gent Daja.

“Live nga Kavaja. Bashkë u rritëm, bashkë do jemi...... Të lindur për të fituar”, shkruan Hoxha i cili duket i përlotur në këtë foto.

Pak më herët drejtori i Antikorrupsionit i premtoi Rroshit se të tre bashkë, ashtu si janë në këtë foto, do punojnë për Kavajën që ka qenë gjithnjë sfida e tyre.

Sakaq, kryetari Daja ka njoftuar  së në orën 19:00 para bashkisë do mblidhen të gjithë për te mbështetur Elvis Rroshin.

“Personit që i dha Kavajës fytyre të re, gjallëroi qytetin, ndryshoi mentalitetin e institucionit dhe kërkoi pafundësisht mbështetjen e qeverisë për vendin e tij. Gjithsecili është i ftuar të jetë së bashku me ne në këtë moment që nuk është fundi, por fillimi i rrugës sonë”, shkruan Daja.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.083500146865845
array(1) { ["section"]=> string(80) "30-minuta-pas-doreheqjes-elvis-rroshi-shfaqet-me-miqte-e-tij-me-te-ngushte-42012" }