30 mjekë dhe infermierë në Itali, Salvini telefonon Ramën: Nuk do ta harrojmë zemërgjerësinë dhe sensibilitetin e Shqipërisë (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 16:08 29-03-2020 30 mjekë dhe infermierë në Itali, Salvini telefonon Ramën: Nuk do ta harrojmë zemërgjerësinë dhe sensibilitetin e Shqipërisë (VIDEO) Mateo Salvini dhe Edi Rama

Ish zëvendës kryeministri italian Matteo Salvini e lideri i Partisë Lidhja ka telefonuar sot kryeminstrin Edi Rama për ta falenderuar për ndihmën që po i jep Italisë pasi ditën e djeshme janë dërguar 10 mjekë dhe 20 infermierë shqiptarë për t’ju bashkuar kolegëve italianë në luftën kundër Covid-19.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Salvini përmes një postimi ku thotë se me dërgimin e mjekëve dhe infermierëve populli dhe qeveria shqiptare kanë treguar një zemërgjerësi e sensibilitet që nuk do ta harrojnë.

"Kam telefonuar Kryeministrin @ediramaal per ta falënderuar për këtë gjest të shkëlqyeshëm të dashurisë për Italinë.
Faleminderit popullit shqiptar dhe qeverisë së tyre: duke dërguar mjekë dhe infermierë ata kanë treguar sensibilitet dhe zemërgjerësi që ne nuk do ta harrojmë", shkruan Salvini në "Twitter".

"Sapo të mbaroj emergjenca", ka thënë Salvini, do të shkoj në Shqipëri të takoj Edi Ramën e popullin e tij."

Kujtojmë se dje kanë mbërritur në Itali 10 mjekë e 20 infermierë shqiptarë, për të filluar punë në spitalet e Breshës e Bergamos, një nga zonat më të prekura nga Covid-19 për të dhënë kontributin e tyre në këtë luftë.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0096559524536133
array(1) { ["section"]=> string(135) "30-mjeke-dhe-infermiere-ne-itali-salvini-telefonon-ramen-nuk-do-ta-harrojme-zemergjeresine-dhe-sensibilitetin-e-shqiperise-video-200548" }