30 mjekët që shkuan në Itali, Margariti: Pas tërmetit ata erdhën për të shpëtuar jetë, sot është radha jonë t’ju gjendemi në krah

Publikuar tek: aktualitet, më 00:07 29-03-2020 30 mjekët që shkuan në Itali, Margariti: Pas tërmetit ata erdhën për të shpëtuar jetë, sot është radha jonë t’ju gjendemi në krah Mjeket dhe infermieret shqiptare gjate nisjes per ne Itali

Ministrja e Kulturës Elva Margariti ka reaguar pas dërgimit të 30 mjekëve e infermierëve shqiptarë në Itali.

Margariti shkruan se 30 djemtë dhe vajzat që shkuan sot në Itali, i kanë kujtuar kohën kur për shqiptarët Italia ishte e ardhmja dhe të parët që na ndihmonin në çdo krizë.
 
“30 vajza e djem plot buzëqeshje, që sot u nisën për në “front lufte”, përtej Adriatikut, na përlotën e ndërmendën plot momente, kur Italia nënkuptonte të ardhmen për ne! Hapën dyer dhe na dhanë një shtëpi të dytë, e në çdo moment krize kanë qenë të parët, që na kanë zgjatur dorën e ndihmës.

Vetëm pak muaj më parë, pas tërmetit të tmerrshëm, ishin aty, për të shpëtuar jetë, nën rrënoja. Sot, jemi në të njëjtin front, por ata janë prekur më tepër. Është radha jonë, t’u gjendemi në krah”, shkruan Margariti.

Më tej, ministrja e Kulturës shkruan se ndoshta si vend i vogël Shqipëria s’ka shumë për të dhënë ama në asnjë moment si ka harruar ndihmat e Italisë.

“Si një vend i vogël, ndoshta nuk kemi shumë për të dhënë, por nuk kemi harruar asgjë e zemrat i kemi plot me mirësi! 30 mjekë e infermierë janë pjesë e zemrës sonë, krenaria jonë më e madhe, në këto ditë, kur trimëria nuk i vlen as vendit më të fuqishëm.

Lutjet tona janë për ta e për çdo jetë, që do ndihmojnë! U kthefshin shëndoshë e me shpirtin akoma më plot!”, përmbyll ministrja Elva Margariti.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.010910987854004
array(1) { ["section"]=> string(133) "30-mjeket-qe-shkuan-ne-itali-margariti-pas-termetit-ata-erdhen-per-te-shpetuar-jete-sot-eshte-radha-jone-t-ju-gjendemi-ne-krah-200470" }