'30 Qershori do bëhet', Rama MESAZH qytetarëve: Asnjë merak nga konfliktet, mos kini frikë nga zgjedhjet

Publikuar tek: politike, më 12:47 16-06-2019 '30 Qershori do bëhet', Rama MESAZH qytetarëve: Asnjë merak nga konfliktet, mos kini frikë nga zgjedhjet

Kryeministri Edi Rama ka vijuar fushatën elektorale në Maliq, ku ka rikonfirmuar sërish Gëzim Topçiun për një tjetër mandat.

Rama deklaroi se 30 Qershori do të vendosë si do jetë Shqipëria e 30 viteve të ardhshme.

'Në 30 qershor nuk do vendoset thjeshtë se kush do drejtojë Shqipërinë për 4 vitet e ardhshme, por si do jetë Shqipëria e 30 viteve të ardhshme.

Ata kanë synuar dhe synojnë të ngrihen mbi ligjin, por jo vetëm kaq, por duke sharë, kërcënuar, turfulluar, mallkuar, të marrin peng një popull të tërë, zgjedhjet dhe gjithë Shqipërinë. Këto duken fjalë për një fushatë, por jo janë fjalë nga e vërteta. Dy vite më parë ata bënë pothuajse të njëjtën gjë. Ata ikën nga Parlamenti dhe thanë se nuk do hynin në zgjedhje pa ikur unë, sot kanë ikur nga zgjedhjet dhe Parlamenti për të penguar Shqipërinë se vettingun e penguan dot. Vettingu do të shkojë deri në fund, por çështja është se si do arrijmë në një sistem drejtësie ku nuk ka më të paprekshëm, Shqipëria do i arrijë duke hapur negociatat me BE.

Në këto kushte ju e kuptoni shumë mirë pse Sali Berisha, Ilir Meta, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi janë totalisht kundër, duan të krijojnë idenë në botë se Shqipëria nuk mund të bëjë as zgjedhjet jo më të bëhet pjsesë e BE, duan të krijojnë idenë që Shqipëria është një vend kriminelësh, mafiozësh. Qysh se ata kanë ikur nga Parlamenti, kanë djegur mandatet, kanë marrë molotovët dhe kërkojnë të djegin edhe zgjedhjet, nga ana tjetër jemi ne që kemi hedhur bazat dhe nuk duam të shkatërrohet gjithcka kemi ngritur. Pavarësisht faktit se këto zgjedhje nuk janë më të mirat e mundshme se nuk kemi kundërshtarët ne do ti bëjmë zgjedhjet për t'i zbrapsur njëherë e mirë ata', tha Rama, ndërkohë që dha një mesazh për qytetarët.

'Kështu që asnjë merak nga konfliktet asnjë frikë nga zgjedhjet, të cilët ata që e ndjejnë, e kuptojnë, të marrin pjesë në zgjedhje, por e rëndësishme është që asnjë njeri i zakonshëm, as demokrati më ektremist që punon të mos zihet e përfshihet me ta, të mos bëhet mish për top me ta', theksoi kryeministri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0068581104278564
array(1) { ["section"]=> string(106) "30-qershori-do-behet-rama-mesazh-qytetareve-asnje-merak-nga-konfliktet-mos-kini-frike-nga-zgjedhjet-168421" }