'30 qershori është ligj', Bushati: Mos dëgjoni ç'thotë Rama e Basha, dëgjoni çfarë thotë ligji

Publikuar tek: politike, më 23:14 26-06-2019 '30 qershori është ligj', Bushati: Mos dëgjoni ç'thotë Rama e Basha, dëgjoni çfarë thotë ligji

Kreu i Aleancës Demokristiane Zef Bushati u ka bërë thirrje gjithë shqiptarëve që në datë 30 qershor të respektojnë ligjin dhe të shkojnë të votojnë.

I ftuar në emisionin 'Arena', Bushati tha se qytetarët nuk duhet të dëgjojnë çfarë thotë Rama e Basha, por çfarë thotë ligji, dhe 30 qershori sipas tij është ligj.

'Të gjithë qytetarët shqiptarë nuk duhet të dëgjojnë se çfarë thotë Rama, Basha. Duhet të mësohen të dëgjojnë se çfarë thotë ligji. Duhet të respektojmë të gjithë ligjin. Data 30 është data e respektimit të ligjit. Po të shohësh qëndrimin amerikan edhe atë të BE është një qëndrim në mbështetje të ligjit, kërkon të respektojë ligjin, që të vijë edhe në Shqipëri ajo praktikë e ligjit që e kanë të gjitha vendet', shprehet Zef Bushati.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.2244930267334
array(1) { ["section"]=> string(96) "30-qershori-eshte-ligj-bushati-mos-degjoni-c-thote-rama-e-basha-degjoni-cfare-thote-ligji-169921" }