30 qershori, Spaho: Nëse do përplaseshim atë ditë do paguanim kosto të mëdha, nuk jemi për të ardhur në pushtet me dhunë

Publikuar tek: politike, më 20:51 22-07-2019 30 qershori, Spaho: Nëse do përplaseshim atë ditë do paguanim kosto të mëdha, nuk jemi për të ardhur në pushtet me dhunë Nenkryetari i PD Edmond Spaho

Nënkryetari i PD Edmond Spaho thotë se nëse opozita do të shkaktonte përplasje në 30 qershor ajo të të paguante shumë kosto dhe se faji do t'i mbetej asaj.

I ftuar në emisionin '5 pyetje me Babaramon', Spaho tha se ata nuk duan që të vijnë në pushtet përmes dhunës por duke iu imponuar Ramës me protesta paqësore.

'Nëse në 30 qershor do përplaseshin, PD dhe opozita do të paguante një koso të lartë dhe i gjithë faji do ti mbetej asaj. Këtu kanë ndodhur incidente të rënda deri në humbje jetësh. Ne i kërkuar përkrahësve që të mos binin pre e provokimeve dhe të qëndronin larg akteve të dhunshme. Ne nuk jemi me atë që të vijmë në pushtet përmes dhunës. Do vazhdojmë me protesta që ti imponohemi qeverisë dhe Edi Ramës në rradhë të parë', tha Edmond Spaho.

Më tej, nënkryetari i PD shton se kauza e opozitës për zgjedhje të parakohshme, të lira dhe të ndershme do të fitojë.

'Kauza e opozitës do të fitojë. Nuk di të them datë apo ditë fikse por di që do të fitojë. Në 3 mujorin e tretë apo të katërt se di por do ti imponojmë vendit mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, të lira e të ndershme', përmbylli Spaho.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.12145400047302
array(1) { ["section"]=> string(124) "30-qershori-spaho-nese-do-perplaseshim-ate-dite-do-paguanim-kosto-te-medha-nuk-jemi-per-te-ardhur-ne-pushtet-me-dhune-173014" }