30 qershori/ Voltana Ademi e thotë prerë: Do jem në zyrë deri...

Publikuar tek: politike, më 18:41 20-07-2019 30 qershori/ Voltana Ademi e thotë prerë: Do jem në zyrë deri...

"Do vazhdoj të jem në zyrë derisa të na mbështesin njerëzit", kështu u shpreh kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi.

E pyetur se kur do e lirojë zyrën telsa ishte e ftuar në "Kjo Javë", Ademi ndër të tjera theksoi se Kushtetua e parashikon që 'kryetari pason kryetarin', pas një procesi legjitim, siç e quan ajo.

Pjesë nga intervista:

Është bërë disa herë kjo dhe unë kam dëgjuar se është komike në fakt, kam dëgjuar edhe politikanë edhe deputetë që artikulojnë data 13 gusht. Nuk e gjen asnjë dokument, që do të thotë se Kushtetua parashikon një mandat në vazhdimësi të kryetarëve të bashkive, nuk definohet në Kushtetutë, biles për pushtetin vendor është e hapur duke ia lënë mundësinë një procesi që kryetari ia pason kryetarit, pas një procesi legjitim zgjedhor. Këtë përcakton ligji. Ndoshta kohën e kam të shkurtër. Kushtetua parashikon parimin e vazhdimësisë, mund të ndodhë që të përsiten zgjedhjet, atëherë në këtë rast nuk mbaron puna e kryetarit të bashkisë.

Pjetri pret që ju ti jepni dorën dhe ti lironi zyrën...

Ne nuk po flasin për përshëndetje. Çështja është shumë më e thellë dhe shumë e rëndë kur bëhet fjalë për legjitimitet të përfaqësimit të njerëzve. Në Shkodër të zgjedhin për kryetare dhe përgjegjësia është aq e madhe sa do pak kohë të mbledhësh forcat, në këtë kontekst legjitimiteti është fjalë e madhe. Edhe për atë që duhet të jetë i zgjedhur. Kjo jo se e thotë kryetarja e bashkisë, por sepse e thonë njerëzit. Kjo është ajo që duhet ti frikësojë ata. Nuk është çështja e ballafaqimit të dy njerëzve.

Sa kohë do të qendroni në zyrë?

Do ti kthehemi legjitimitetit, askush nuk duhet të guxojë të marrë përsipër në emër të një populli. Unë vazhdoj të jem cdo ditë në zyrën time do të jem aty derisa njerëzit të na mbështesin. Unë vazhdoj të jem e mandatuar

Keni pasur konkakt me zotin Pjetri?

Jo vetëm kur u emërua prefekt i Shkodrës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018637895584106
array(1) { ["section"]=> string(66) "30-qershori-voltana-ademi-e-thote-prere-do-jem-ne-zyre-deri-172803" }