30 vite më parë u largua në emigracion, Parid Turdiu rrëfen peripecitë: Policia na mori konjakun, mbetëm 3 veta me 100$ rrugëve të Zyrihut (E PLOTË)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 18:20 16-07-2020 30 vite më parë u largua në emigracion, Parid Turdiu rrëfen peripecitë: Policia na mori konjakun, mbetëm 3 veta me 100$ rrugëve të Zyrihut (E PLOTË) Fotomontazh/ Viza - Parid Turdiu

Parid Turdiu, djali i Qazim Turdiut, pinjolli i një prej familjeve më të vjetra Tiranase që tashmë jeton në SHBA, ka kujtuar sot me rastin e 30-vjetorit larg vendlindjes, historinë e tij të emigrimit në vitin 1990.

Ai thotë se ishin tre shokë me ëndrrën e madhe për të jetuar botën e lirë. Në rrëfimin e tij, Turdiu tregon edhe peripecitë që ka kaluar ditët e para, pasi ishte i huaj në vend të huaj, pa asnjë mbështetje, qoftë edhe financiare.

Historitë e shkëputura nga përvoja e tij 30-vjeçare në emigrim, të postuara në facebook, i ngjajnë atyre fletëve të një libri që të tërheq dhe që lexohet me një frymë. 

Statusi i plotë i Parid Turdiut

Sot mbushen 30 vjet qe ika nga vendi. Kam takuar aq shume njerez, kam mesuar aq shume gjera, kam udhetuar, kam konsumuar, kam perjetuar nje numur stresesh dhe poshterimesh, shume ngjarje interesante, pak caste vertet te lumtura per te kujtuar ne shtratin e vdekjes.

Kam jetuar sa kam mundur, gjithemone me guxim; kaq munda te bej, kete fat kisha, nuk kam pishmane.

Rethanat e ikjes ishin nje serendipity. U rrjeshtuan rosat

Kjo ne foto eshte viza e hyrjes ne aeroportin e Zyrihut. Ishim tre veta: une, Sokoli, Taulanti.

U nisem per Zvicer se shkohej pa vize nga Shqiperia.

Ne aeroplan ishim si femije ne nje dyqan karamelesh; te veshur me kostumet e dhenderrise, me valixhe druni, mahiteshim me gjitheshka: Sa te bukra stuardesat, sa te mira kikiriket!

Nje kosovar, qe ishte ne sedilen para nesh, kthen koken: Ku po shkoni?

Ne Zvicer.

Si do i thoni imigracionit ne aeroport?

Kemi ardhur per te jetuar be boten e lire!

Jo, se ju kthejne brenda dites. Duhet t'u thoni "kemi ardhur per turizem".

Mbrrijme ne Zyrih, ndalojme te kontrolli i pasaportave.

Per cfare keni ardhur?

Turizem.

Ku do rrini?

Per fat, tezja me kishte thene qe jetonte ne Gjeneve nje bije e nje kushuriri te mamase, nga Amerika.

Une improvizova: Ne Gjeneve te kushurira.

Si quhet?

Jarina Hasi.

I ra kompiuterit, i doli. Na dha vizen e hyrjes dhe kaluam per ne dogane.

U futem. Kishim $300 dhe disa shishe konjak. (Kishim degjuar qe shoferat e mauneve paguanin jashte me konjak Skenderbeg.)

Dogana zvicerane: Keni alkol?

Po.

Nxirreni.

I pa dhe tha: 200 dollare gjobe!

Une i thashe: Aman, se nuk kemi lek. Po e hedh konjakun ne plera.

Tha: Paguaj gjoben pastaj hidhe konjakun ne plera.

Ngelem 3 veta me $100. U futem ne Zvicer.

Sokoli kishte nje korespondence te percipte me nje kosovar, i cili i kishte premtuar se do dilte te na priste. "Posi, - i kishte thene kosovari Sokolit ne telefon, - hajde me sa te dush!"

Kosovari nuk erdhi. Ngelem ne aeroport, te stresuar dhe filluam te benim fjale: E kujt ishte ideja brilante qe te vinim pa njohur njeri? Cfare do bejme tani?

Nje plak po lante pllakat e dyshemese. Vinte i vockel dhe i thate, i parruar, - nje hekakeq tipik. Na foli shqip:

Pse jeni kaq te merzitur?

Jemi nga Shqipnia, hera e pare qe dalim, nuk njofim njeri, nuk kemi lek, ai qe do na priste nuk doli.

Hmm, shkoni ne Friburg, eshte nje ore larg, ka aty punetore shqiptare nga Jugosllavia, do ju ndihmojne.

Sokoli tha: Nuk kemi lek per biletat.

Jua blej une biletat., - dhe plaku fukara, i panjohur, na bleu 3 bileta, ndoshta 60 franga. (Une besoj se ishte Jezu Krishti apo Xhebrail Emini.)

Mbrritem ne Friburg ne 8-9 te darkes. Stacioni ishte bosh, pervec nje rrethi burrash te rinj, nja 8 veta, qe po bisedonin.

Keta duken si katundare shqiptare, - tha Taulanti - hajde afrohemi.

U afruam, me valixhet e drunit ne dore dhe bishtin nder shale. Ata po flisnin shqip.

Mirmroma.

Mirmrama. Po ju te Shqipnis jeni?

Po.

Mos jeni nga ata tradhtaret e ambasadave, qe kane tradhtu atdheun dhe Enver Hoxhen?

Nexhmijen, se Enveri ka vdek. Jo, nuk jemi nga ata, dolem me pasaporte, me pa njehere c'behet kendej, po kemi ngele jashte sonte.

Tha kapo i tyre: Mund te vine me ne. Jemi nje brigate bujqsie nga Kosova,i njejti katund, vijme per pune sezonale dhe jetojme bashke ne nje shtepi me qera.

Dhe na moren, na mbajten 6 dit, deri sa gjetem nje menyre tjeter...

pasaporta.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0099020004272461
array(1) { ["section"]=> string(149) "30-vite-me-pare-u-largua-ne-emigracion-parid-turdiu-rrefen-peripecite-policia-na-mori-konjakun-mbetem-3-veta-me-100-rrugeve-te-zyrihut-e-plote-214030" }