30 vjet nga ndryshimi i faqes së historisë, ministri i Jashtëm: Qëndrojmë për Europën e Bashkuar

Publikuar tek: bota, më 09:15 09-11-2019 30 vjet nga ndryshimi i faqes së historisë, ministri i Jashtëm: Qëndrojmë për Europën e Bashkuar Porta e Branderburgut, pika që simbolizonte dikur ndarjen e Gjermanisë

Sot festohet 30-vjetori i shembjes së Murit të Berlinit, ngjarje që i dha fund ndarjes 28-vjeçare të Gjermanisë si dhe shënoi fundin e regjimeve diktatoriale komuniste në Europë.

Kjo ngjarje emblematike do të përkujtohet nga liderët kryesorë të Gjermanisë të cilët do të mbajnë një fjalim për këtë moment të paharrueshëm në historinë moderne.

Në këtë ceremoni do të jetë i ftuar dhe ministri i Jashtëm i Estonisë Urmas Reinsalu, i i cili është nisur drejt Berlinit mbrëmjen e djeshme. Ai është ftuar nga homologu Heiko Mass.

‘’Përvjetori i shembjes së Murit të Berlinit është një arsye për të festuar në Estoni në krah të aspiratave të lirisë së vendeve balltike dhe shteteve fqinje. Ishte fillimi i fundit të regjimit komunist. Forca e vullnetit dhe vlerat që bashkuan Europën 30 vite më parë janë prezent sot e kësaj dite. Jam tepër i gëzuar që festoj këtë moment të rëndësishëm bashkë me homologët e mi gjerman, balltikë dhe europiane. Ne qëndrojmë për Europën e Bashkuar’’, u shpreh shefi i diplomacisë estoneze Reinsalu përpara nisjes drejt Gjermanisë.
 
Në ceremoni do të jenë prezentë kryebashkiaku i Berlinit, presidenti gjerman Frank-Walter Steinemeier etj. Ceremonia do të mbahet në Portën e Brandeburgut, ish-pika e kufirit që dikur ndante dy ish-Gjermanitë (RFGJ dhe RDGJ si Europën për 28 vite).

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074949264526367
array(1) { ["section"]=> string(101) "30-vjet-nga-ndryshimi-i-faqes-se-historise-ministri-i-jashtem-qendrojme-per-europen-e-bashkuar-185240" }