29-vjetori i rrëzimit të bustit të diktatorit, Basha te Teatri: Të bashkohemi për një qëllim fisnik, të garantojmë liri dhe dinjitet për fëmijët tanë

Publikuar tek: aktualitet, më 19:53 20-02-2020 29-vjetori i rrëzimit të bustit të diktatorit, Basha te Teatri: Të bashkohemi për një qëllim fisnik, të garantojmë liri dhe dinjitet për fëmijët tanë Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ishte i pranishëm sot pasdite në Teatrin Kombëtar, së bashku me aktivistë të Shoqërisë civile, në 30-vjetorin e Lëvizjes Studentore.

Gjatë fjalës së tij, Basha përgëzoi qëndrestarët e Teatrit Kombëtar, si dhe pohoi se shqiptarët duhet të bëhen bashkë për lirinë e Kombit.

Basha kujtoi gjithashtu ditën e shembjes së shtatores së diktatorit, duke thënë se edhe sot, në këtë natë të ftohtë shkurti, "të bëhemi bashkë dhe të betohemi se shpirtrat dhe trupat tanë do të jenë bashkë deri në realizimin e qëllimit më fisnik që një komb mund të ketë; të sigurojmë liri dhe dinjitet për fëmijët tanë dhe shqipërinë tonë".

“Po kurrë nuk është vonë që të kërkojmë ndjesë për mëkatet tona kombëtare. Me këtë provë të qëndresës së vlerave, të përfaqësojmë dhe në këtë destin (fat), të Shqipërisë si gjithë Europa. Zoti ju bekoftë ju qëndërestar që rrëzuar diktaturën, Bashkë ta ndezim flakën e shpresës dhe këtë natë të 20 shkurtit të 2020 të betohemi së bashku se shpirtrat tanë, forca jonë, mendjet tona, trupat tanë do të jenë bashkë në realizmin më fisnik që ky komb të ketë lirinë.”, përfundoi Basha.

Në sheshin para Teatrit Kombëtar është zhvilluar gjithashtu edhe shpallja e Konkursit Mbarëkombëtar për Monumentin e Lëvizjes Studentore dhe Qytetare për Demokraci.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069119930267334
array(1) { ["section"]=> string(140) "30-vjetori-i-levizjes-studentore-basha-te-teatri-te-bashkohemi-per-nje-qellim-fisnik-te-garantojme-liri-dhe-dinjitet-per-femijet-tane-195900" }