30 vjetori i rënies së Murit të Berlinit, Pompeo: Rusia dhe Kina rrezik për liritë demokratike

Publikuar tek: bota, më 23:17 08-11-2019 30 vjetori i rënies së Murit të Berlinit, Pompeo: Rusia dhe Kina rrezik për liritë demokratike Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, deklaroi sot se Rusia dhe Kina paraqesin rrezik për liritë demokratike.

I ftuar në Berlin me rastin e shënimit të 30 vjetorit të rënies së Murit të Berlinit dhe përfundimit të Luftës së Ftohtë, Pompeo u kërkoi aleatëve perëndimorë që t’i mbrojnë me çdo kusht liritë e tyre.

Ndër të tjera Pompeo tha se vendet e lira janë në një konkurrencë vlerash me ata që i kanë mohuar të drejtat e qytetarëve të tyre.

‘Kombet e lira perëndimore e kanë përgjegjësi t'i parandalojnë kërcënimet ndaj popullit tonë, që vijnë nga qeveritë si Kina, Rusia dhe Irani. Sot, Rusia e udhëhequr nga një ish-oficer i KGB-së, dikur i vendosur në Drezden, pushton fqinjët e saj dhe godet kundërshtarët politikë. Në Kinë, Partia Komuniste po formon një vizion të ri të autoritarizmit’, ka thënë në Pompeo.

Pompeo gjatë udhëtimin të tij dyditor në Gjermani, ka thekusar se po përpiqet të forcojë marrëdhëniet me aleatët evropianë të cilat janë tronditur nga një seri konfliktesh diplomatike dhe tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Një ditë më parë presidenti i Francës Emmanuel Macron, tha për gazetën britanike ‘The Economist’ se aleanca e NATO-s po përjeton ‘vdekje në tru’ për shkak të mungesës së koordinimit midis Evropës dhe Uashingtonit.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030707120895386
array(1) { ["section"]=> string(99) "30-vjetori-i-renies-se-murit-te-berlinit-pompeo-rusia-dhe-kina-rrezik-per-lirite-demokratike-185215" }