300 emigrantë në shinat e trenit në stacionin e Athinës, bllokohet qarkullimi

Publikuar tek: rajon, më 14:12 05-04-2019 300 emigrantë në shinat e trenit në stacionin e Athinës, bllokohet qarkullimi

Në protestë kanë dalë 300 emigrantë nga Syria, Pakistani dhe Libia në shinat e trenit në Athinë duke kërkuar që të transportohen me tren nga Athina drejt Selanikut.

 

Shumica e tyre ishin që mbrëmë në stacion por terminali i fundit u anullua. Sipas emigrantëve ky ishte një akt rracist dhe për këtë arsye ata protestojnë dhe kërkojnë menjëherë një tren drejt Selanikut.

Sipas portalik grek ‘ΤΟ ΕΘΝΟΣ’ emigrantë të çdo moshe janë shtrirë në shinat e trenit dhe kjo ka krijuar bllokimin e qarkullimit të trenave. Jashtë stacionit të trenit ka autobusa që do shërbejnë për udhëtimet e qytetareve grekë drejt Selanikut.

Emigrantët duan që të largohen nga shteti grek për në Europën qendrore.

56368684_322094658453483_7933331712753270784_n.png

56208331_2370219146363077_8324692959580651520_n.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019761800765991
array(1) { ["section"]=> string(83) "300-emigrante-ne-shinat-e-trenit-ne-stacionin-e-athines-bllokohet-qarkullimi-159294" }