300 familje në Kamëz pa energji, protestojnë me deputeten e zonës

Publikuar tek: aktualitet, më 16:13 03-10-2015 300 familje në Kamëz pa energji, protestojnë me deputeten e zonës

Afro 300 familje që janë në terr energjitik prej 9 muajsh, protestuan sërish sot në Institutin Bujqësor, Kamëz. . Në mbështetje të protestës, ishte sot deputetja Mimoza Hajdarmata, e cila tha se është jonjerëzore që qeveria, ministria e energjitikës, nuk po i jep asnjë zgjidhje situatës së krijuar. Familjet mes të cilëve të moshuar e fëmijë jetojnë në kushte të vështira  dhe pa mundësi shërbimesh.

“Si deputete qe përfaqësoj prejardhjen e këtij komuniteti dhe si anëtare e komisionit parlamentar të veprimtarisë prodhuese që merret me çështjet energjitike i bëj thirrje ministrit të energjetikës të gjejë nje zgjidhje sa me pare, sepse janë me qindra gra e fëmijë, invalidë dhe të sëmurë që vuajnë në terr. Këta njerëz kërkojnë të paguajnë dritat si të tjerët, sipas standarteve ligjore, por shteti nuk ngre kushtet për matjen e konsumit. Eshtë një shpërfillje  arrogante  e ministrisë, e strukturave shtetërore ndaj këtij komuniteti, të cilin nuk vjen ta takojë e degjojë asnjë zyrtar”, tha Hajdarmata.

Gratë dhe nënat thanë se nuk mund të kryejnë nevojat më minimale për vete dhe familjet e tyre, ndërkohë që ka shumë invalidë dhe të moshuar që vuajnë mungesën e dritave për kurim mjekësor.

Prindër të tjerë shprehën shqetësimin se fëmijët nuk po ndjekin shkollën pasi nuk arrijnë dot të mësojnë nga mungesa e energjisë elektrike. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gianni de Biasi: S’kam aspak frikë nga Serbia edhe pse ka nivel të mirë teknik. Do japim maksimumin
Po transportonin tritol me “BMW”, arrestohen 2 persona në Tiranë »
Article Logic
Execution time: 0.011358022689819
array(1) { ["section"]=> string(70) "300-familje-ne-kamez-pa-energji-protestojne-me-deputeten-e-zones-22255" }