300 mijë lekë shpërblim për këdo që jep informacion rreth kultivuesve të drogës, ja numri i telefonit

Publikuar tek: aktualitet, më 20:02 02-03-2017 300 mijë lekë shpërblim për këdo që jep informacion rreth kultivuesve të drogës, ja numri i telefonit

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka vendosur të japë 300 mijë lekë shpërblim për çdo qytetar që jep informacion rreth kultivuesve të lëndëve narkotike.

SHÇBA ka vënë në dispozicion numrin e telefonit pa pagesë 0800 90 90 për çdo informacion duke nisur nga trafikimi i farës së kanabisit, grupet kriminale që merren me shpërndarjen dhe presonat që e kultivojnë.

Prej ditësh mijëra forca policie janë aktivizuar në një mega operacion anti kanabis në të gjithë territorin e vendit, por nisma më e fundit fton çdo qytetar që të kontribuojë nëse ka informacion.

Njoftimi i plotë:

SHÇBA, shpërblim 300 mijë lekë për informacion për kultivuesit e narkotikëve

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në zbatim dhe përmbushje të misionit që ka ky Shërbim, i bashkohet përpjekjeve dhe përqasjes së institucioneve ligjzbatuese në vend në kuadër të parandalimit, zbulimit, dokumentimin ligjor dhe goditjes së veprimtarisë së kundraligjshme të kultivimit të bimëve narkotike.

Në këtë kuadër, SHÇBA vë në dispozicion të publikut linjën e gjelbër 0800 90 90 për çdo informacion mbi rastet e implikimit apo favorizimit të kësaj veprimtarie të kundraligjshme, nga punonjës policie dhe jo vetëm.

Shërbimi, ka ngritur një grup të posaçëm pune, që do të trajtojë dhe shqyrtojë të gjitha të dhënat apo informacionet që shtetasit do të ofrojnë nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 90 90 duke nisur nga trafikimi i farës së kanabisit, grupet kriminale që merren me shpërndarjen e narkotikëve, informacion mbi personat që do të tentojnë kultivimin e bimës narkotike etj.

Çdo e dhënë apo informacion do të vlerësohet nga SHÇBA, duke ruajtur e garantuar anonimatin, dhe për çdo shtetas që do të ofrojë informacion të vlefshëm, është vënë në dispozion një fond shpërblimi, i cili për nga rëndësia dhe vërtetësia e informacionit do të shkojë deri në 300 mijë lekë.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Punëve të Brendshme fton çdo shtetas të bashkëpunojë në parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundraligjshme të kultivimit të bimëve narkotike në vendin tonë, duke kontribuar për një ambjent më të sigurt dhe një Shqipëri më të mirë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbardhet axhenda e Mogherinit në Tiranë, takon Ramën, Metën, por Bashën dhe Nishanin….
Kur vlonjatja që shau protestuesit në çadër bënte sherr në TV (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.013642072677612
array(1) { ["section"]=> string(106) "300-mije-leke-shperblim-per-kedo-qe-jep-informacion-rreth-kultivuesve-te-droges-ja-numri-i-telefonit-70551" }