31 kile drogë fshehur në shtëpi, disa doza të tjera në servisin e kasetofonave… arrestohen BABË e BIR (VIDEO nga AKSIONI)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:24 12-03-2019 31 kile drogë fshehur në shtëpi, disa doza të tjera në servisin e kasetofonave… arrestohen BABË e BIR (VIDEO nga AKSIONI)

Tjetër goditje në fushën e narkotikëve falë besimit dhe bashkëpunimit qytetar, finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar "Lënginas", sekuestrohen 31 kg lëndë narkotike kanabis dhe arrestohen në flagrancë babë e bir.

 

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier,  falë bashkëpunimit me qytetarët  si  dhe punës së mirëorganizuar, u finalizua me sukses operacioni antidrogë i koduar "Lënginas".

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit:  B.G, 51 vjeç dhe A.G, 27 vjeç, banues në Patos ( babë e bir)

Në banesën e tyre u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 31 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në servisin e kasetofonave në pronësi të tyre, u gjetën disa doza me lëndë narkotike kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096759796142578
array(1) { ["section"]=> string(124) "31-kile-droge-fshehur-ne-shtepi-disa-doza-te-tjera-ne-servisin-e-kasetofonave-arrestohen-babe-e-bir-video-nga-aksioni-156110" }